Pse u përjashtua G Bani, publikohet e plotë ngjarja me Gjestin
February 9, 2025Ndërsa po realizonte sfidën e rezistencës bashkë me Egli Takon, Gjesti u godit nga G Bani.
Si fillim ai u provokua nga këngëtari pejan duke e prekur dy herë në hundë, e më pas nuk u përmbajt dhe e qëlloi me shuplakë në fytyrë
Në emisionin ‘Fan Club’ u publikua klipi i plotë se si erdhi deri te përleshja mes tyre dhe çfarë e acaroi reperin.
Në klip shihet qartë që G Bani e qëlloi fort Gjestin, duke sjell pamje nga një këndvështrim tjetër.

Gjesti nga ana tjetër nuk reagoi, e ruajti qetësinë dhe e la situatën në atë gjendje.
Vëllai i Madh ndërkaq sot (e diel) mori vendim që G Bani të largohej menjëherë nga gara.
Ai ka folur pas incidentit duke thënë se i është prekur imazhi dhe për këtë reagoi.
revista.one/