Psikologia e Big Brother: Egli nuk duhej të rikthehej tani

Psikologia e Big Brother: Egli nuk duhej të rikthehej tani

March 17, 2025 0

Psikologia e Big Brotherit, Jorida Rustemi, ishte e ftuar në Fan Club ku tregoi gjendjen se si ishte Egli para se të dilte, por edhe opinionin e saj për rikthimin në Big Brother.

Jorida: Për mua Egli duhej të ishte kthyer, por në një fazë të mëvonshme, pasi të kishte marrë veten plotësisht. Kur ajo ka dalë, ka qenë në një situatë shumë të keqe. Ka qenë e sëmurë fizikisht dhe e mbingarkuar emocionalisht.

Heidi: Ky rikthim, si ka ndikuar në situatën emocionale të saj?

Jorida: Egli ka karakter shumë të fortë, ka dëshirë të tregojë se di të vendosë për veten e saj. Ajo ka këmbëngulur edhe para se të hynte se dinte t’i vendoste vetë termat e veta të referencës në lidhje me çfarë do të donte të bënte. Sigurisht ka patur momente kur Egli, si pjesa më e madhe e banorëve, ka qenë e mbingarkuar, kanë marrë gjithë shërbimin e nevojshëm dhe ajo ka qenë në periudhën e daljes, me serume, me probleme gastro-intestinale. Por nuk ka qenë në pikën që është thënë. Ajo që ndodh është që të tëra takimet bëhen në person, që në intervistat fillestare, për të kuptuar se sa mund ta mbajnë këtë lojë banorët që do të hyjnë.

Ndërkohë, e ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka ishte psikologe Bona Miekley për të komentuar rikthimin e Eglit në “Big Brother VIP 4”.

Mund të jesh shumë i fortë, por marrëdhëniet toksike mund të të dëmtojnë. Mendoj që Egli është e fortë, por mendoj se ajo ka pasur një traumë edhe sa i përket lidhjes së kaluar, dhe nuk e di a e ka kaluar këtë traumë.

Ka shumë njerëz të suksesshëm në anën profesionale, por kur vjen puna te pjesa e ndjesive është një pjesë e shpirtit të tyre që shkon drejt lëndimit.

Lidhur me rikthimin e Eglit, ajo u shpreh:

“Nuk mund të shërohesh për 10 ditë. Aq sa kam parë nga gjuha e trupit dhe toni i zërit mendoj që nuk ka ardhur e shëruar”.

revista.one/