“Publiku vendosi”/ Liam nga Burgu i Rrogozhinës direkt në shtëpinë e Big Brother VIP

“Publiku vendosi”/ Liam nga Burgu i Rrogozhinës direkt në shtëpinë e Big Brother VIP

March 20, 2024 0

Liam Mandiaro (Osmani) është rikthyer në shtëpinë e Big Brother VIP 3, pasi publiku vendosi ta rikthejë atë në lojë.

Sapo është lexuar Zarfi i Kuq, ai ka shpërthyer në një reagim gëzimi dhe menjëherë është futur në shtëpi.

Banorët e kanë pritur shumë mirë rikthimin e Liam Mandiaros. Ata kanë rendur duke e takuar dhebpërqafuar, tashmë banorin më të ri të Big Brother VIP 3.

Ishte moderatori Ledion Liço ai i cili hapi televotimin për publikunnë nisje të prime-t të sotëm.

Atyre iu la të zgjidhnin nëse duan të rikthenin në lojë Liamin.

Teksa ishte në studio, Liam Mandiaro (Osmani), deklaroi se ka qëndruar në burg për 14 ditë dhe se nuk ia uron askujt këtë gjë që i ndodhi.

“Kam qëndruar në Burgun e Rrogozhinës, atje nuk kishte televizor por kam qenë me mendje aty brenda. Atje ka djem shumë të mirë që ndodhen në të njëjtën situatë si unë. Nuk ia uroj askujt. Nuk ia uroj as nënave dhe as baballarëve si ata të mitë që u përballën me një situatë të tillë”, tha ai në studio.

revista.one/