“Puçi, puçi”, Ingrit Gjoni surprizon me dron Çiljetën në Ferma VIP

“Puçi, puçi”, Ingrit Gjoni surprizon me dron Çiljetën në Ferma VIP

June 12, 2024 0

Pak orë para finales së madhe, në fermën e “Ferma Vip” kanë mbërritur surprizat e para për finalistët. Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ka vendosur t’ja bëjë më të bukur ditën sot mikeshës së saj, Çiljetës.

Këngëtarja fluturoi mbi “Ferma VIP” një dron për fermerën me mbishkrimin: Puçi puçi të dua finaliste. Të dua Giti!

Kjo surprizë emocionoi Çiljetën, e cila e falënderoi miken e saj për këtë përshëndetje. Me batuta Çiljeta iu drejtua dronit dhe përshëndeti miken e saj duke e pyetur: A e mban mend kur ishim të reja moj?

Një ditë më parë, Çiljeta i kishte kërkuar mikes së ngushtë nga ekrani një kërkesa speciale që t’i dërgonte një dron. Ndërkohë, Çiljetës i erdhi edhe një dron tjetër, nga një dërgues i panjohur, që shkruante “Çiljeta winner”.

revista.one/