Puna e parë e Fifit, në Prishtinë, kur ishte 16 vjeçe, ja sa fitonte
July 14, 2021Sot ajo është një nga kantautoret më të njohura të tregut muzikor shqiptar, por fillimet nuk kanë qenë të lehta për të.
Filloreta Raçi – Fifi, është lindur dhe rritur në Prishtinë, teksa fillimet i ka shënuar duke kënduar nëpër lokale të ndryshme në vendlindje si dhe duke marrë pjesë në spektaklet e talenteve si “The Voice of Albania” dhe “Albanian Got Talent” në Tiranë.
Duke u kthyer në retrospetkivë, Fifi iu përgjigj një ndjekësi në Instagram, i cili pyeti për punën e parë që ka bërë në jetë – dhe ajo nuk hezitoi të përgjigjej, e as të tregonte shumën e parave që kishte marrë atëherë.
“16 vjeç dhe kam kënduar te ‘Kafet e Vogla’ në Prishtinë. Herë me kitarë, herë me tastierë dhe më e bukura është që ka pasur raste, kam marrë 10 euro për performancë e më së shumti 35 euro në atë kohë! Dhe njehesha njeriu më me fat në botë se po e fitoja me djersë”, ka qenë përgjigja e këngëtares.
Me kalimin e viteve, Fifi nisi të publikonte këngë të sajat dhe të kompozonte për artistë të tjerë, duke bërë që gjithmonë e më shumë emri i saj të vihej në pah.
Ajo shënon disa pjesëmarrje të suksesshme në festivalin ‘Kënga Magjike’ ku është shpërblyer gjithnjë me çmime, dhe në të shumtën e rasteve ka qenë në Top
Fifi është shprehur se e ka gjetur më shumë veten në Tiranë për shkak se ka mundësinë më shpesh të performojë live – me çka edhe ka qenë arsyeja kryesore pse ajo është zhvendosur atje nga Kosova