“Punoja kamerier dhe murator”, rrëfimi i Kledi Kadiut për sakrificat në fillimet e tij në Itali

“Punoja kamerier dhe murator”, rrëfimi i Kledi Kadiut për sakrificat në fillimet e tij në Itali

October 2, 2022 0

Suksesi kërkon mund dhe sakrifica, por mbi të gjitha shumë ëndrra, kështu ka ndodhur me balerinin Kledi Kadiu.

Artisti i njohur shqiptar që ka pushtuar skenat e Italisë, ka treguar sonte në “Më lër të flas” të gjitha peripecitë dhe vështirësitë që ka kaluar.

Kur u largua nga Shqipëria drejt Italisë, atij i është dashur të punojë kamerier apo murator, derisa ngjiti majat dhe suksesin që ka sot.

“Kam punuar kamerier dhe murator. Kanë kaluar shumë vite, normale që jam me pozicion tjetër. Isha në vitin 92’, rreth 19-20 vjeç. Ishin momente më të vështira, por them që ishin normale kur shkon në një shtet tjetër, aq më tepë për ne shqiptarët”.

“Mentaliteti ishte i tmerrshëm. Ishte një moment shumë i vështirë. Pas shkollës së baletit këtej shkova në Itali. Ëndrra ime ishte teatri operës dhe baletit. Asnjë nuk e dinte që do binte komunizmi, Italia ishte vendi që e kemi parë gjithmonë nga TV, si ‘shtëpi e bukur’ ose vendi i mundësive”, citon Top Channel fjalët e tij.

“Dëshira që të kisha më shumë liri në ekspozimin e ëndrrave të mia, bëri që të shkoja në Itali. Shtatë-tetë vitet e para ishin më të vështira. Kam jetuar fillimisht në veri, pastaj Verona e Milano, e më pas në Romë”.

“Aty fillova punë si balerinë dhe dy vite më vonë te Maria në programin ‘C’e posta per te’, e më pas te ‘Amici’. Mora ‘pensionin’ aty. Jeta më ndryshoi kur njoha vajzën që tani e kam bashkëshorte, kemi dy fëmijë. Unë shkoj në çdo vend të Italisë, organizoj evente spektakle, është shprehur tutje balerini.

Kadiu, i cili do të jetë kryetari i jurisë së spektaklit më të madh të kërcimit në vend “Dancing with the Stars”, tha se ftesën e mori përmes një telefonate nga Bora Zemani dhe u tregua i gatshëm të ishte pjesë e stafit të DWTS.  Balerini tha se me eksperiencën e tij 17-vjeçare në skenat italiane, beson se ky spektakël premton shumë.

“Kam përgjegjësinë e madhe të jem kryetar i jurisë së “DWTS”. Emocioni do jetë, përgjegjësia do jetë. Ky do të jetë një rikthim për publikun. Kam 32 vite që jam në Itali. Ftesa ishe shumë e papritur të them të drejtën. Erdhi telefonata e parë nga Bora Zemani, ajo ma tha. Ishte biseduar me Lorin dhe Sarën. Më tregoi se stafi donte të më kishte pjesë të jurisë. Për pagën nuk fola unë.. (qesh). Kam 17 vite eksperiencë me Marian në “Amici”. Ne nuk do te kemi të bëmë me profesionistë të mirëfilltë në balet. Janë patronazhe të ndryshëm që do të luajnë, por duhet pasur kujdes sepse zanati balerin nuk është i lehtë, është sakrificë.

Kadiu do të jetë në juri me Valbona Selimllarin, Dalina Buzin dhe Armand Pezën. Data e premierës është 7 tetori, e premtja e ardhshme. Show i emocioneve të forta pritet të nisë dhe të gjithë po presin me padurim të ndjejnë magjinë. Emrat më të përfolur të showbiz-it, balerinët më të mirë, dhe të gjithë komponentët duket se janë mbledhur së bashku për të arritur një rezultat perfekt.

revista.one/