Pushimet në Capri, Arbana Osmani publikon foto me bikini

Pushimet në Capri, Arbana Osmani publikon foto me bikini

July 4, 2024 0

Prezantuesja e njohur e Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në një nga destinacionet më të bukura të Italisë, në ishullin e famshëm Capri.

Arbana, e cila njihet për stilin dhe elegancën e saj, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe nga momentet e këndshme që po përjeton në këtë vend magjepsës. Fotot e publikuara kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj, të cilët kanë vërshuar me komente dhe pëlqime.

Ndër imazhet më të pëlqyera janë ato ku Arbana shfaqet me bikini, duke treguar një fizikun e saj të përkryer. Prezantuesja ka zgjedhur të ndajë këto momente intime të pushimeve të saj, duke vënë në pah elegancën dhe bukurinë e saj natyrale.

Fotografitë e saj atraktive kanë reflektuar jo vetëm pamjen e mrekullueshme të Caprit, por edhe atmosferën relaksuese që po shijon Arbana. 

revista.one/