Puthen në Big Brother, takimi surprizë mes Donaldit dhe Bora Zemanit
October 22, 2021Bora Zemani ka mbërritur brenda shtëpisë së ‘’Big Brother Vip’’ për të shuar njëherë e mirë zërat që se mes Donaldit dhe Semit ka një raport më shumë se sa shoqëror.
Ajo takoi Semin, shoqen e saj prej 15 vitesh duke i dhënë asaj motivim për të vazhduan përpara me forcë dhe pozitivitet.
Pak çaste më vonë, ajo pranoi të takonte edhe Donaldin, ish-partnerin e saj.
Takimi i tyre nisi me një përqafim të gjatë dhe me një trendafil të dhuruar nga Donaldi.
‘’Si je…?’’, e pyeti Bora
‘’Jam i turbullt’’,- u përgjigj Donaldi.
Bora zgjodhi që t’i jepte pak forcë dhe motivim ish-partnerit të saj për të vazhduar me entuziasëm këtë rrugëtim.
Takimi i tyre u shoqërua me shumë emocion ndërsa publiku brohoriste për një puthje romantike.
Teksa Donaldi dhe Semi panë që Bora Zemani ishte jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, nisën reagimet e para.
Donaldi: Jeni shumë të këqinj.
Semi: Ka djersë të ftohta. Ditën që po diskutohej për këtë situatë, po e ngacmoja se vdes për këtë situatë. Ishte njeriu më i dashuruar në botë. Donaldi nuk e thotë këtë se është i turbullt por jam i sigurt.
Gjatë bisedës në studio, Bora, tha se ajo është një histori aq e bukur sa ia vlen ta bësh edhe film.
Semi: Jam njeriu më i lumtur në botë.
Bora: E themi gjithmonë që jemi me fat që kemi njëra-tjetrën.
Semi: Po jepni një mesazh shumë të bukur për ata që ju shohin.
Bora: Ne kemi shumë më tepër arsye për të mos u ndarë nga njera-tjetra sesa gjëra të vogla që mund të mërzitemi herë pas here.
Arbana: Je mërzitur që Donaldi dhe Semi kanë folur për marrëdhënien tuaj?
Bora: Semi i harron kamerat dhe me kë është dhe flet pa filtra fare. Nuk jam mërzitur fare, se nuk është një histori e shëmtuar, por është për t’u bërë film.
Bora Zemani ka surprizuar mikeshën e saj më të mirë, Semi Jaupaj, e cila është një prej personazheve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Sapo janë takuar, Semi ka vrapuar për ta përqafuar Borën dhe nuk kanë munguar lotët.
Ndërsa Semi i tregonte se përqafonte me Donaldin sepse donte të ndjente energjinë e saj sa herë që ndihej keq.
Semi: Si qaj unë me ty si fëmijë…
Bora: Pse duhet të bësh kështu?
Semi: Më ka marrë shumë malli. Sa herë mendoja mos kalon këtu dhe doja të ndjeja energjinë tënde sa herë isha keq dhe shkoja përqafoja te Donaldi për të ndjerë energjinë tënde. Pse thonë ashtu që na shohin ndryshe jashtë? Unë e di që ti nuk e ke atë mendim.
Bora: Çke ti si të shohin jashtë? Kujtohu për çfarë u fute këtu. E ke sfidë personale këtë, e ke sfidë me veten.
Semi: Je mërzitur për gjërat që kam treguar?
Bora: Nuk keni lënë gjë pa thënë.
Banorët prej kohësh kanë aluduar se mes Donaldit dhe Semit ka një marrëdhënie më shumë se sa miqësore. Më herët, Donaldi tha se nuk mund të ketë asnjë marrëdhenië më shumë se sa vllazërore.
‘’Jemi si vëlla dhe motër. Për shkak të faktit se unë vuaj nga ankthi, marrëdhënia mes meje dhe Donaldit është forcuar pasi kam nevojë për mbështetjen e dikujt’’,- tha Semi.
Sigurisht që jo të gjithë banorët u bindën nga kjo deklaratë, dhe kjo e nxiti edhe më shumë debatin mes tyre.
Donaldi replikoi ashpër se ‘’nuk është aspak e çuditshme të kesh një shoqe dhe se i duket absurd që po gjykohet për këtë çështje’’.
Ndërkohë Bora u kishte sjellë të gjithë banorëve kostume sportive dhuratë, që i kishte dizenjuar vetë. Banorët e përqafuan Donaldin dhe e uruan për ribashkimin me Borën.
revista.one/