Puthje dhe parashutë, takimi romantik i Erjonit me Mikelën që shkaktoi debate në Për’puthen
March 17, 2022Sot Mikela ka pasur takimin e parë me Erionin, pasi u deklaruan për njëri-tjetrin në studion e “Për’puthen”.
Në një takim romantik buzë detit, Erioni i dhuroi Mikelës një shëtitje me parashutë. Më pas, teksa shijonin drekën, çifti shkëmbeu një puthje pasionante.
Debati
Mikela u përfshi sot në “Për’puthen” në një debat me shumicën e konkurrentëve, të cilët i akuzoi se nuk e duan të jetë në studio.
Mikela: Unë kurrë nuk kam thënë mbylle gojën… hë të erdhi radha… po del në televizor. Më duket e tepruar të thonë mbylle gojën ti, qepe ti.
Rrushja: Ti më ke thënë mbylle gojën
Mikela: Më ke thënë nuk kam asgjë për të thënë, atëherë të kam thënë mbylle gojën. I bezdis prezenca ime, flasin nën zë, shtrembërojnë fytyrën…
Bruno: Po ti e sheh veten, si i bën reagimet, si shtrembëron fytyrën
Mikela: Ia kam lënë momentit
Ada: Ti flet këtu, shan dhe jashtë të më thuash shpirti zemra
Mikela: Unë nuk kam sharë, këtu e kanë bërë me mua që të gjithë.