“Qaj, qaj”, produksioni nxiti vajzën e Ilnisës gjatë telefonatës së djeshme

“Qaj, qaj”, produksioni nxiti vajzën e Ilnisës gjatë telefonatës së djeshme

February 7, 2024 0

Gjatë mbrëmjes së djeshme të Prime-t, Ledioni i dha një mundësi zgjedhjeje banorëve për të votuar se cila nga konkurrentet brenda shtëpisë do të kishte një mundësi për të komunikuar me vajzën e saj.

Kjo mundësi iu dha Ilnisës.

Vajza: Më mungon të fle dhe të zgjohem me ty.

Ilnisa: A ndihesh mirë që mami është këtu?

Vajza: Më ka marrë shumë malli.

Ilnisa: O zemra ime të lutem mos qaj.

Një video po qarkullon në rrjet ku aludohet se produksioni po e nxit vajzën e Ilnisës për të qarë. Në fragmentin e shkëputur nga Prime në sfond dëgjohet një zë i cili i thotë fëmijës: “Qaj, qaj”.

Ilnisa Agolli ka qenë në qendër të debateve të fundit në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ duke patur avantazh si një nga lojtaret më të forta të këtij edicioni deri më tani.

Ajo i ka shpëtuar dy herë eliminimit ndërsa edhe këtë javë duhet të ‘luftojë’ për të qëndruar në lojë pasi është në nominim me Merin dhe Gazin.

Në debatet e spektaklit të djeshëm, opinionistët kritikuan banorët se nuk po luajnë siç duhet, nuk kanë strategji, nuk dinë të krijojnë aleanca dhe grupe, ndërsa në këtë rast, Ori veçoi Ilnisën si të vetmen banore që i ka qëndruar lojës së saj deri në fund me dinamikat që janë krijuar brenda shtëpisë.

Kjo nuk është hera e parë që opinionistët veçojnë Ilnisën si lojtare të fortë, por nga jashtë nuk duket kështu duke vënë në dyshim transparencën e produksionit. Të paktën këtë la të nënkuptuar, ish-opinionistja Balina Bodinaku e cila ka ironizuar me një postim të bërë mbrëmjen e djeshme ku shkruan se ‘Ilnisa doli finaliste nga prime i djeshëm’.

revista.one/