“Qani për ofenduesin”, Valbona dhe Loredana i kthehen keq Gjestit, kur u preku dhuratat e Jozit
February 6, 2025Gjesti e ka nisur ditën e sotme me energji pozitive në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, duke kërcyer në krevat. Më pas ai u çua dhe nisi duke ngacmuar Valbonën dhe G-Banin. Ky i fundit nuk reagoi, por banorja nisi menjëherë duke i bërtitur Gjestit.
Teksa ky i fundit nisi duke prekur gjërat e saj dhe të Loredanës, Valbona i thoshte që të mos i lëvizte pasi i kishin dhuratë nga Jozi.
Gjesti në një moment hip te krevati i Valbonës dhe kërcen, banorja i thotë të shkojë të vishet pasi ishte vetëm me të brendshme.
Më pas çohet edhe Loredana, e cila fle te krevati i Jozit, dhe i afrohet duke i thënë që të mos i prekë gjërat e saj.
Pjesë nga debati:
Valbona: O pis, mos e prek, e kam dhuratë nga Jozi, nga vëllai im, mos guxo ta prekësh. Shko vish brekët dhe pantallonat, mos më dil mua ashtu.
Gjesti: Paska trëndafilat e Jozit.
Valbona: Shko vish pantallonat, mos më hajde më kërce në krevat. Mos i prek po të them
Gjesti: Ça ke?
Valbona Mhilli dhe Gjesti kanë vazhduar me një përplasje edhe gjatë ditës së sotme (e enjte).
Këngëtari ka marrë një foto të Valbonës, e cila ka qenë e vendosur te torta e ditëlindjes së saj. Këtë foto, Jozi e ka hequr nga torta dhe ia ka dhënë Valbonës, e për këtë arsye ajo nuk donte që Gjesti ta prishte.
Ajo iu lut dhe i kërkoi disa herë që të mos e bënte, por Gjesti vazhdoi dhe prishi foton.
“Dal nga vetja po e preke. Ti guxo e bëj ndonjë gjë asaj, unë i them derës hapu”, tha banorja teksa Gerta e këshillonte që të mos binte pre e provokimeve.
“Vetëm se ke qarë për ofenduesin, as nuk ta ka ndjerë për fjalët që ka thënë. Nxjerr lot fals”, i kthehet Gjesti.
“Për kokë të atyre tre mbesave guxo edhe prishe, se ça do të bëj Besart, do e shohësh, fjala jote e fundit, nuk flas më”, i kundërpërgjigjet ajo.
Teksa gazetarja po ndiqte me vrap këngëtarin, atij i bie atletja nga këmba, të cilën e merr Valbona dhe ia hedh në pishinë pasi Gjesti i grisi foton edhe rrobat e konkurrentit.
“Mos e bëj. Jo atleten, po ça ke brenda ti hedh në pishinë. Jo ça ka brenda, po ti nuk e di ça ka me të gjetur”, i thotë Valbona, ndërkohë Gjesti i kundërpërgjigjet:
“Foto u prish krejt. A e hodhe atleten, 500 euro vetëm një atlete”.
Pjesë nga biseda:
Gjesti: Më kallëzo vetëm një të mirë që ke patur nga Jozi.
Valbona: Gjesti të lutem ma jep
Gjesti: Ose le të tregojnë të gjithë banorët një të mirë që kanë patur nga Jozi, përpos ofendimeve
Valbona: Ma jep Gjesti
Gjesti: Ik moj, mos hajde nga pas. A keni pas të mira prej Jozit apo vetëm ofendime?
Valbona: Gjesti
Gjesti: Atë ofenduesin e do a?
Valbona: Dal nga vetja po e preke. Ti guxo e bëj ndonjë gjë asaj, unë i them derës hapu
Gjesti: Guxo
Valbona: Guxo e preke, guxo e prishe
Gerta: O Valbona mos bie pre e provokimeve, të bën tjetër kur të dalësh moj, ta prishë
Valbona: Besart bjere këtu
Gjesti: Vetëm se ke qarë për ofenduesin, as nuk ta ka ndjerë për fjalët që ka thënë. Nxjerr lot fals.
Gazetarja shkoi në dhomë të gjumit dhe shpërtheu në lot për atë veprim, duke e bërë të pakuptueshëm për të tjerët.
“Nuk e meritoj. Ma grisi, unë prandaj nuk i mbajta një bluze dje Jozit se thash kam dhuratën këtu. Ma grisi fotografinë time që më ka bërë Jozi dhuratë, ma hodhi në plehra”, tha ajo.
Valbona i tha se hodhi tortën e familjes, që i erdhi si dhuratë për ditëlindje, sa shtoi se nuk do ta falë për këtë.
Loredana dhe Valbona, dy nga banoret që ishin më afër Jozit, po vazhdojnë të vajtojnë largimin e tij, një situatë që u bë edhe më e ndjeshme pas letrës emocionuese që Jozi i kishte shkruar Loredanës.


revista.one/