Qeveria mbyll TikTok vetëm për 1 vit, ndalimi nis para zgjedhjeve

Qeveria mbyll TikTok vetëm për 1 vit, ndalimi nis para zgjedhjeve

December 21, 2024 0

Pasi u hodh për “konsultim publik”, Ministrja e Arsimit thotë se platforma TikTok do të bllokohet. I dëshpëruar për vëmendje ndërkombëtare, kryeministri ndërmerr një nismë të re.

“Për rritjen e Sigurisë Fizike dhe Digjitale në Shkolla kemi vendosur: Bllokimin e platformës TikTok, bazuar në një paketë instrumentesh që po punohet nga AKCESK dhe AKSHI. Vendosjen e kamerave inteligjente përmes projektit “Smart City” me Emiratet e Bashkuara, duke siguruar një monitorim më efektiv brenda shkollës dhe perimetrit të sigurisë, brenda periudhës së zbatimit të këtij plani”, tha Ministrja.

Duket sikur po janë të shqetësuar për fëmijët, por kjo lëvizje nuk ka shumë lidhje me sigurinë. Nëse do të flisnim për sigurinë e fëmijëve, më i rrezikshëm është SnapChat apo platforma të tjera. Përzgjedhja e TikTok nga Rama është e menduar qysh më parë për arsye politike, për të tërhequr vëmendjen e presidentit të ri amerikan me një manovër antikineze. Përfitimi i dytë është elektoral, pasi mbyllet një kanal i pakontroilluar i zërave ndryshe qeverisë.

Vetë vendosja e e një afati 1 vit nuk ka lidhje me sigurinë e fëmijëve, por vetëm me kalkulimet politike. “Është shumë më i fortë, shumë më ndikues, shumë më tërheqës ai rrugaçi i lagjes që quhet TikTok. Ne TikTok-un do e mbyllim për një vit. Kini parasysh që ne kemi bërë të gjithë hulumtimet tona në aspektin teknologjik dhe do të na duhen 6-8 javë nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe për një vit do e mbyllim TikTok-un. TikTok nuk do ketë në Republikën e Shqipërisë. Do shohim se si do funksionojnë qeveritë e tjera, si do reagojë vetë TikTok-u“-u shpreh Rama.

Nga ana tjetër, krijimi i strukturave online gjoja për mbrojtjen e fëmijëve mund të çojë në përdorimin politik të tyre, për mbledhjen e të dhënave online dhe goditjen e kundërshtarëve në rrjetet sociale.

“Vendosim Rregulla të reja dhe masa shtesë për sistemin e monitorimit të telefonave celularë gjatë orëve mësimore, forcojmë mekanizmat e referimit proaktiv dhe sinjalizimit të hershëm për rastet e dhunës dhe bullizmit si dhe bullizmit kibernetik, përmes përdorimit të platformave online në referimin e incidenteve në shkolla dhe jashtë tyre”, tha ministrja, duke paralajmëruar krimin e reparteve të patronazhistëve online që paraqiten në kuadër të fushatës kundër “bullizimit”.

revista.one/