‘Ra pandjenja në minutën e 4-t…’/ Ja si vdiq futbollisti shqiptar, në stadium ndodhej dhe nëna e tij
February 2, 2022Aleksandër Llambi ra pandjenja në fushën e blertë në minutën e katërt të takimit dhe u deshëm rreth 15 minuta që të mbërrinte autoambulanca. Në stadium ka qenë dhe e ëma e futbollitstit, e cila përjetoi momente mjaft të rënda duke parë atë që i ndodhi të birit të saj.
“Ne stadium ndodhej edhe nëna e tij…Një tragjedi në familje shqiptare. Sot është ndarë nga jeta futbollisti shqiptar 21-vjeçar Aleksandër Lambi. Ish-futbollisti Apolon i Smirnit, por që luante huazim tek ekipi i kategorisë së 3-të greke IliupolI. Futbollisti ka humbur ndjenjat në minutën e 4-t të takimit. Loja ka filluar në mungesë të ambulancës dhe mjekëve. Ambulanca ka ardhur me 15 minuta vonesë në stadium, në një kohë kur për 20 minuta të ndjerit po i jepej ndihmë. Ne stadium ka qenë duke ndjekur ndeshjen edhe nëna e të ndjerit. U prehsh në paqe, qoftë i lehtë dheu për ty Aleksandër Lambi”, shkruan gazetari Shpëtim Zinxhiria në një postim në Facebook.
revista.one/