“Radical Optimism”/ Dua Lipa do të këndojë dy ditë në stadiumin Anfileld, konfirmohet nga skuadra Liverpool

“Radical Optimism”/ Dua Lipa do të këndojë dy ditë në stadiumin Anfileld, konfirmohet nga skuadra Liverpool

September 20, 2024 0

Dua Lipa tashmë ka bërë të ditur datat për turneun e vitit 2025 për albumin e saj “Radical Optimism”.

Nga 11 maji, artistja shqiptare do të fillojë turneun në Evropë, ku do të performojë në vende të shumta.

Më 24 qershor këngëtarja do të mbajë një koncert në Liverpool të Anglisë, por për shkak të kërkesës së lartë, në këtë qytet iu është shtuar edhe një datë.

Kështu, Dua Lipa do të këndojë për dy ditë radhazi në Stadiumin Anfield të Liverpool-it.

Kjo u bë e ditur sot nga vetë uebfaqja e skuadrës angleze, përmes një njoftimi në Facebook.

“Për shkak të kërkesës së lartë, një datë tjetër iu është shtuar për turneun e Dua Lipa-s, në Stadiumin Anfield të Liverpool-it, më datë 25 qershor 2025”, shkroi klubi.

revista.one/