Rama: Konsultohemi me PD-në për emrin e Presidentit të ri!

Rama: Konsultohemi me PD-në për emrin e Presidentit të ri!

May 10, 2021 0

Për emrin e presidentit të ardhshëm, qeveria do të konsultohet me PD.

Kryeministri Rama e kacilësuar Meten si një personifikim të anti-ligjit dhe shkeljes hapur të Kushtetutës. Ai tha se ai është një turp për të gjithë shqiptarët dhe për vendin që të përfaqësohet nga figura e tij.

Me tej ai tha se Ilir Meta është një personash grotesk dhe turpërues, që me largimin e tij përfundimtar do të bëhet edhe çminimi dhe çlirim i institucionit të Presidentit të Republikës. 

“Me Ilir Metën dhe partine e tij nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim. Ilir Meta duhet shkarkuar si një personifikim i anti-shtetit i ndëshkuar nga shqiptarët më 25 prill, një personash grotesk që turpëron Shqipërinë me praninë  e tij në krye të shtetit. Shkarkimi i Ilir Metës nuk është i gjithi në dorën tonë. Por ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të çminuar institucionin e Presidenti të Republikës duke votuar në bllok shkarkimin e tij.

Kjo nuk ka lidhje me asgjë tjetër përveç pozicionit tone publik krah anës dërrmuese të popullit  që nuk duan ta shohin më atë si President. Ne nuk kemi ende një emër zëvendësues, por do të konsultohemi me PD për emrin e presidentit të ri”, tha Rama.

Pohimin e bëri gjatë takimit me deputetët e PS në Pallatin e Brigadave. Rama i uroi për punën e bërë që çoi në triumfin e pakundërshtueshëm të PS në zgjedhjet e 25 prillit me 74 mandate. Ai theksoi se ky mandat i tretë historik nuk do i ngjajë dy të parëve, por do të njoh një dimension të ri në marrëdhëniet me PD duke qëndruar larg politikës së vjetër konfliktuale.

Gjithashtu ai u bëri thirrje socialistëve që të bëhen gati për mandatin e 4 në 2025-ën. Po ashtu, për një fitore në zgjedhjet lokale që mbahen pas dy vitesh. Rama dha edhe lajmin se më 12 qershor do të mbahet Kongresin i jashtëzakonshëm i PS që përkon me ditëlindjen e saj të 30-të dhe do të shërbejë për hapjen e partisë,

revistaa.one