Debat i nxehtë për Selin, Mateo i kthehet Mirit: “Si qan për vajzën e huaj?”
March 12, 2026ita e sotme ka nisur me debate të forta në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Miri dhe Mateo janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin, pasi ky i fundit i kujtoi atij klipin që u shfaq në Prime-n e së martës.
Në klipin në fjalë, Miri shfaqej te Dhoma e Rrëfimit ku shprehej se kishte pëlqim dhe se e donte Selinën për lojën që ajo bën. E pikërisht për këtë deklaratë, Mateo nuk e ka lënë “të qetë” banorin.
Gjatë debatit në oborr, Mateo e ka pyetur Mirin nëse ky i fundit do të zgjidhte të ndahej nga bashkëshortja e tij për Selinën.
Ndërsa Mateo e përsëriste gjatë gjithë kohës të njëjtën pyetje, Miri i është përgjigjur se ai ka një bashkëshorte të mrekullueshme dhe se ai nuk duhet të ndërhyjë në jetën e tij personale.
Në debat është përfshirë edhe Juela, e cila i është kundërpërgjigjur Mateos duke i thënë se ai po mundohet të imitojë lojën e Rogertit.
Pjesë nga debati:
Mateo: Po si thua, e dua gocën e huaj, ore. Ore, si qan për gocën e huaj? Je i martuar dhe thua se do gocën e huaj. Po të bëj një pyetje normale: A do ishe ndarë për Selinën?
Miri: Po ç’lidhje ke ti me jetën time bashkëshortore? Kam një grua të mrekullueshme.
Mateo: Ta bekoftë Zoti!
Miri: Nëse thua “ta bekoftë Zoti”, duhet të të vijë turp që e përdor.
Mateo: A do ishe ndarë me gruan tënde për Selinën?
Juela: Ti nuk ke Zot ore. Nuk e bën dot lojën e Rogertit ti me provokime.
Miri: Të të vijë turp! Je i pafytyrë që përmend bashkëshorten time.
Mateo: Po të bëj një pyetje të thjeshtë, normale. Pse nuk më kthen përgjigje? Ke thënë se e do.
Juela: Nuk të shkon me atë buzëqeshje të stampuar.
Mateo: Ke qarë në Dhomën e Rrëfimit. A do ishe ndarë për Selinën?
revista.one/


