Pas eliminimit nga “Big Brother”, Nikol e prerë ndaj nënës: Nuk kam asgjë për t’i thënë
March 29, 2026Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Nikol, ishte e ftuar ditën e sotme në “Fan Club”, ku ka folur për raportin e saj me të ëmën.
E pyetur nga moderatoria Kiara Tito, ndërsa ajo e ka parë letrën që mamaja e saj ka dërguar për “Fan Club”, Nikol është shprehur se e ka dëgjuar vetëm një pjesë të letrës, por nuk e ka parë pasi ka qenë pjesë e lojës të mosreagimeve nga “Vëllai i Madh”.
Ndërsa është shprehur se nuk ka për t’i thënë asgjë të ëmës, gjithashtu ajo shtoi që do i japë kohë vetes nëse do ketë një takim me mamanë e saj.
“Kam dëgjuar vetëm një pjesë të letrës, nuk e kam parë fare në ekran letrën, se ka qenë pjesë e lojës të mosreagimeve dhe kjo ka qenë e papritur për mua. Ajo që unë kam treguar edhe brenda shtëpisë të Big Brother, edhe vendos ta mbaj me aq sa jam shprehur në Big Brother, edhe për pjesën e letrës duhet ta analizoj më shumë. Unë e kam falur, edhe për të komunikim do e zgjidh me veten, do i jap vetes time kohë, edhe më pas do e vendos. Unë s’kam asgjë për t’i thënë”, tha Nikol.

Kujtojme se e gjithë shtëpia ka qenë në televotim prej të martës, përveç Mirit i cili kishte imunitet.
Nga ky televotim është larguar Nikol. Ajo u bë pjesë e shtëpisë pak javë më parë, së bashku me Edisën dhe Egin. Gara e saj për çmimin e madh përfundoi mbreme.
Nderkaq Shëndritit i ka rënë në dorë Kutia e Pandorës.
E mira ishte një udhëtim që ai përfitoi, ndërsa e keqja ishte që duhej të çonte në televotim dy persona nga shtëpia si dhe veten e tij.
Ai zgjodhi që në televotimin me pyetjen “kë doni të shpëtoni”, ai zgjodhi të marrë me vete Edison dhe Malin.

revista.one/

