Reagimi i Anës ndaj komenteve negative pas daljes nga Big Brother, e mbështet nëna e Kevinit
December 4, 2024Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Ana Ejupi, e cila është vetëm 19 vjeçe, ka qenë shumë e komentuar gjatë kohës që ka qëndruar brenda shtëpisë. Ish-banorja ka reaguar ndaj komenteve dhe ofendimeve që ka marrë pas krijimit të lidhjes me Kevin Edmond brenda formatit. Ana është kritikuar për marrëdhënien që ka zhvilluar në shtëpinë e Big Brother, si dhe për paraqitjen e saj gjatë programit.
Për t’u përgjigjur ndaj kritikave dhe për të sqaruar situatën, Ana ka vendosur të bëjë një reagim të gjatë, ku ka shpjeguar gjithçka në detaje. Ajo ka ndarë mendimet dhe ndjesitë e saj në lidhje me lojën dhe situatat që ka përjetuar brenda shtëpisë, duke sqaruar qëllimet dhe motivet pas veprimeve të saj. Kjo ka qenë një mundësi për të pastruar çdo keqkuptim dhe për të shpjeguar mënyrën se si ajo e ka përjetuar eksperiencën e saj në Big Brother.
Reagimi i plotë:
“Përshëndetje njerëz, e ndjeva të arsyeshme me nda me ju diçka që po më shqetëson dhe jo pak:
Reagimet e fuqishme kundër meje dhe veprimeve të mia.
Fillimisht desha të nis me një fakt që me sa duket askush nuk po i kushton rëndësi e po hidhet direkt drejt sulmeve të njëpasnjëshme.
Rrugëtimi im në BBVK ka qenë diçka krejtësisht e re për mua e cila e ka tjetërsuar kahjen e jetës time.
Unë si një vajzë e re vendosa me u ballafaqu për herën e parë me botën e televizionit, duke dalë pa asnjë mbulesë, pa asnjë dinakëri e ndoshta edhe pa përgatitjen e duhur e të mjaftueshme përballë gjithë një publiku i cili në çdo hap timin ka pasur pritshmëri të mëdha.
Unë si Ana u përpoqa fort për me bo zgjedhjen e duhur edhe pse me shumë ankth, siklet, frikë nga dështimi e paragjykimet.
U përpoqa me tregu anën time të butë, komike, femërore, karakterin tim falës dhe e hapa veten drejt një horizonti që nuk ia shihja fundin.
Pa marrë parasysh vendimet e mia, çka unë fola e veprova, prapë paragjykimet, kritikat dhe nënvlerësimet ndaj meje nuk janë kursyer dhe nuk po kursehen.
Kështu që vendosa pa as edhe një mëdyshje me bo atë që unë e cilësova si të duhur duke vendosur me i hedh mbrapa krahëve të gjitha pakënaqësitë që njerëzit e mbushur vrer po i gjuajnë lart e poshtë.
Unë në atë formë zgjodha me rujt dinjitetin si femër, me u kujdes për mirëqenien e familjes time dhe mbi të gjitha me selektu bukur e saktë çka unë shfaqi në një program që shikohet nga miliona shikues dhe për këtë unë nuk jam penduar aspak.
Secili hap që e mora në fund më ka dërgyar aty ku unë i përkas dhe më ka dhuruar atë që më përket: dashurinë në formën më të pastër.
Pa kurrfarë heizimi kam me vazhdu deri në fund me luftu për atë çka më bën të lumtur dhe krenare. Falënderuese me zemrën plot për të gjithë ata që më mbështesin, e sa i përket ofendimeve aq të hidhura që kam marrë kam veç një replikë; Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”.
Përkrahjes së saj iu bashkua edhe nëna e Kevinit, e cila ka shpërndarë një postim mbështetës në InstaStory, duke dalë në mbrojtje të Anës.
“Marre duhet me ju ardh për ofendimet që ia bëni Anës, njerëz analfabeta. Për atë ju jeni aty ku jeni…Jeni msu msheftas ju nëpër motela, si shikoni motrat dhe gratë e juve”, u shpreh ajo.
Melita tutje theksoi: “Ana është tash në familjen time dhe do ta mbrojë në maksimum si me qenë vajza ime. Shikoni familjet e juaja para se me gjyku”.
revista.one/