Reagimi i Bia Khalifës/ Babai ia bën të qartë Toneyt: Familja nuk e pranon këtë lidhje

Reagimi i Bia Khalifës/ Babai ia bën të qartë Toneyt: Familja nuk e pranon këtë lidhje

December 1, 2025 0

Babai i Toney ka hyrë brenda në Big Brother sonte (e hënë) që t’i japë një mesazh atij. “Ke një familje jashtë, vajzën djalin, vëllanë motrën nipa e mbesa. Presim më të mirën tënde”, tha ai fillimisht.

Babai ka folur për raportin e tij me Bia Khalifën, ku i thotë se nuk do që të shihet bashkë me të. “Rri vetvetja, luaje lojën tënde dhe familja nuk pranon afërsi lidhje me Bian. Loja sa shkon afrohesh sa largohesh, loja është lojë. Jashtë del shumë keq”, theksoi ai.

Tutje tha: “Ne jemi 24 orë aty e gjithë familja, e gjithë shoqëria. Këtë mesazh kam ardhur të të jap që të jesh i qartë. Një person që ekspozon gjëra, nuk je djalë i asaj kategorie”.

Siç shihet familja nuk janë të pajtimit për marrëdhënien e Toneyt me Bia Khalifën.

Mbetet për t’u parë se si do të jetë raporti i tyre në vazhdim.

Bia Khalifa ka reaguar pas deklaratave të babait të Toneyt, duke e quajtur qëndrim të ekzagjeruar atë që ai tha. Ajo u shpreh se nëse ai do ta kishte edukuar djalin e tij në mënyrën e duhur, ai nuk do të ishte në situatën në të cilën ndodhet tani.

Bia theksoi se nuk është e drejtë të gjykohet një person vetëm për pamjen dhe se nuk e ka shpirtin e keq.

“Ishte e ekzagjeruar, nëse do ta kishte edukuar djalin siç duhet nuk do të ishte sonte këtu. Nuk do të thotë që je e zhveshur që je shpirt i keq”, u shpreh ajo.

Tutje u përgjigj: “Nuk prekem, e kuptoj këtë mentalitet”. Ajo tha se do t’i vinte keq nëse nuk do të fliste më me Toneyn për këtë arsye.

Babai i kujtoi që të mos krijoj lidhje me Bia Khalifën dhe se është i lirë në drejtim me Elijona Binakajn.

revista.one/