Reagimi i Gjestit kur pyetet se çfarë do të bënte në rast se Xheneta do të futej si banore në Big Brother VIP Albania
February 14, 2025Gjesti është vënë në një situatë të sikletshme brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, pasi është përballur me një pyetje provokuese nga banorët e tjerë.
Gjatë një bisede mes banorëve, Danja e vuri atë përballë një skenari të papritur, duke e pyetur se si do të ndjehej nëse ish-e dashura e tij, Xheneta, do të futej si lojtare në shtëpi.
Gjesti, i befasuar nga pyetja, reagoi me një të qeshur ironike, por pa dhënë një përgjigje të qartë. Ai u përpoq të shmangte diskutimin, duke lënë të kuptohet se nuk dëshironte të hynte në detaje mbi këtë temë.
Momenti është komentuar gjerësisht nga ndjekësit e BBVA, të cilët tashmë kanë filluar të spekulojnë se si do të ishte dinamika nëse Xheneta vërtet do të bëhej pjesë e formatit.
Përballja e mundshme mes tyre do të ishte pa dyshim një nga ngjarjet më të diskutuara në spektakël.
Ndërkohë emisionin ‘Big Brother Radio’, i ftuar ishte Gjesti, nën moderimin e Valbonës.
Diskutimi u fokusua te deklaratat e Xhenetës, e cila në një klip të transmetuar më herët kishte thënë se po e priste Gjestin jashtë, por ishte habitur kur e pa atë në Big Brother VIP Albania.
Valbona e pyeti Gjestin: “Të ndalojmë pak te ajo që keni thënë, se nuk keni qenë në dijeni se vajza jashtë po të priste.
Më tutje ajo shtoi: Ajo tha se ti do ta prisje dhe është habitur kur të ka parë në Big Brother VIP Albania.”
Gjesti u përgjigj: “Po, se ka pasur shumë çudira ajo, ka shumë parashikime, ajo jeton në iluzione. Unë, si kam dalë prej aty, si kam shkuar në emission, kam thënë që është kryer çdo send. Edhe ajo, kur ka dalë jashtë, e ka dëgjuar.”
Më pas, Valbona ndërhyri: “Nuk është se ti e ke sqaruar?”
Gjesti theksoi: “E kam thënë edhe brenda. Dëgjo, ajo mund të flasë çfarë të dojë, por s’janë të vërteta.”
Deklaratat e tij kanë ngjallur reagime, duke shtuar më tej debatet mbi marrëdhënien mes tij dhe Xhenetës jashtë shtëpisë.

revista.one/