Reagimi i Sarës kur pa ish të dashurin të hynte në BBV: Përveshi mëngët dhe…
February 7, 2024Një nga banorët e rinj që u fut në Primen e mbrëmshme ka qenë këngëtari Endrik Beba. Ai është ish-i dashuri i Sarës dhe pritet që të trazojë ujërat brenda në shtëpinë e BBV.
Por si reagoi Sara kur mori vesh se banori më i ri do ishte ish-i i saj? Në një video, ku Endriku po prezantohej, shihej Sara e cila u habit dhe shokua, por tregoi para publikut me gjestet e saj, se është gati dhe pret që të fillojë loja. Madje gjatë prezantimit të Endrikut, ajo shihet duke përveshur mëngët, një gjest ky që tregon se shumë gjëra do ndodhin brenda shtëpisë së BBV, duke krijuar një trekëndësh shumë interesant mes Endrikut, Sarës dhe Bardhit.
Kur Endrik Beba u fut brenda shtëpisë dhe nisi të takonte banorët, Sara ishte duke e parë me një buzëqeshje të ngrirë dhe ishte një takim shumë i ftohtë mes tyre! Pritet të shohim në vazhdim se si do i kenë raportet këta dy banorë.
Më pas, Sara Gjordeni, shprehet me bindje se hyrja e Endrik Bebës brenda shtëpisë, me të cilin ka pasur një romancë nëntë vite më parë, nuk do të ndikojë në raportin që ka krijuar me Bardhin.
Në një diskutim me Françeska Muratin, pas spektaklit të mbrëmshëm, modelja u shpreh se shpreson që këngëtari të mbajë vendin e vetë.
Françeska: Si t’u duk kjo hyrja e re?
Sara: Po ta them vetëm me një fjali, ka kaluar para nëntë viteve
Françeska: Po mirë, po prapë…
Sara: Unë uroj, që ai djali me karakterin që ka, të mbajë vendin e vetë
Françeska: Të shohim në ditët në vijim, sepse ai është futur shumë fort
Sara: Do të qetësohet
Françeska: Mendon se do të ndikojë në marrëdhënien tënde me…
Sara: Absolutisht jo
Françeska: Ti je e lumtur
revista.one/