Reagon reperi/ Konkurentja e ‘Përputhen’: Kam qenë në lidhje me Don Xhonin
December 14, 2024Një nga konkurentet e ‘Përputhen’ ka rrëfyer për një lidhje që ka pasur me një reper të njohur shqiptar.
Ishte Katerina, ajo e cila ka deklaruar që ka qenë në lidhje për 4 muaj me reperin Don Xhonin. Ajo ka treguar edhe arsyejen e ndarjes, ku sipas saj ka ndodhur për disa fjalë.
E pyetur se a do të mërzitet reperi që ka publikuar ish lidhjen e tyre, Kateria deklaroi se po.
“Po, ai ka dashur me e mbajë lidhjen shumë privat”, ka thënë ajo.
Për arsyen e ndarjes, ajo tha se debatuam dhe e ndërpremë lidhjen “për fjalë goje”. Katerina tha se nuk ishte e mërzitur për ndarjen madje i dërgoi Don Xhonit përshëndetje nga ekrani.
Ndërkohë, pas rrëfimit të saj, Don Xhon reagoi në mënyrë indirekte përmes një videoje të publikuar në Instagram. Në video, ai shfaqet në Belgjikë pranë një vajze tjetër dhe shkruan:
“Unë jam shumë besnik për të qenë në një marrëdhënie me të gjitha këto ku*va.”
Reagimi i reperit ka ngritur pikëpyetje mbi të vërtetën e marrëdhënies dhe motivet e ndarjes së tyre. Ndjekësit, ndërkohë, janë ndarë në qëndrime, duke komentuar ashpër mbi deklaratat e të dyve.
revsta.one/