Rebelja e “Për’puthen +40”, Luljeta Nallbani largohet nga emisioni

Rebelja e “Për’puthen +40”, Luljeta Nallbani largohet nga emisioni

June 2, 2021 0

Luljeta Nallbani hyri në “Për’puthen+40”. për të gjetur partnerin e jetës. Luljeta, 60 vjeç, tregoi se i pëlqen shumë të udhëtojë, të merret me palestër dhe të eksperimentojë me look-un e saj.

Ajo pati disa takime në emision, por Luljeta ka marrë një vendim të papritur. Ditën e djeshme, e ftuar në emisionin “Abc e Pasdites”, Luljeta tha se është larguar zyrtarisht nga “Për’puthen”, sepse e kishte të pamundur që të ishte e pranishme çdo ditë në program duke qenë se i duhet të udhëtojë nga Fieri drejt Tiranës.

Luljeta nuk arriti ta gjente partnerin e jetës në “Për’puthen +40”. Madje ajo pohoi se edhe Xhuzepen, burrin nga Italia që erdhi posaçërisht për të në emision, e takoi për respekt, por nuk është për të.

Moderatori Ermal Peçi e pyeti nëse veprimet dhe deklaratat e saj të forta i ka bërë për show apo kështu është dhe në jetën reale. Ajo tregoi se gjithmonë ka qenë rebele, madje në kohën e diktaturës ka marrë fletë rrufe për shkak të stilit të saj.

“Mua nuk më ndryshon as programi, as Zoti që është lart nuk më ndryshon. Kështu kam lindur me këtëi mendje. Në kohën e Enverit kam marrë fletë rrufe, me pantallona kauboj,flokët e gjata i lyeja me ujë të oksigjenuar, manikyrin e bëja me peçikllaz”, u shpreh Luljeta.

revista.one/