Redoni tregon pse e la “Big Brother VIP”, i thotë Eglit: Mezi pres të të shoh! Banorja: Të dua shumë
December 28, 2024Redoni hoqi dorë të enjten nga qëndrimi në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” dhe bashkë me të, u largua dhe nëna e tij, Gili.
Ish-banorët që u bënë pjesë e lojë si një konkurrent i vetëm, treguan në spektaklin e sotëm arsyen e këtij vendimi të papritur.
Gili: Falenderoj produksionin që më ka mundësuar një kujtim jetësor, të isha në shtëpinë më të famshme të shqiptarisë. Të gjitha komentet ishin superlative, jam shumë e kënaqur, shumë e lumtur.
Redoni: Së pari, jam falenderues ndaj produksionit, jam ndjerë si të isha pjesë e familjes. E dyta, i kërkoj ndjesë njerëzve, familjarëve, produksionit dhe banorëve aty brenda që u larguam në mënyrë të ftohtë. Mendova se ishte mënyra më e mirë, se po t’i takoja, do vazhdoja të rrija aty brenda. Unë erdha për një lojë të thjeshtë me debate, lojëra, pranë nënës. Por, pashë që loja agravoi shumë shpejt. E pashë që debatet po shkonin drejt dhunës fizike. Fakti që isha me nënën, më bëri të mendoj që nuk është vendi i duhur.
Redoni: Unë nuk jam aty. Vendosa të largohem, por jam shëndoshë e mirë. Mos u brengos. Dua të them që fitorja ime në këtë Big Brother është që kam kuptuar se një vajzë si ti mund të ekzistojë. Dua të shtoj dhe një fjali të fundit. Uroj me mish e shpirt që ti ta fitosh këtë Big Brother, sepse vlerat e tua nuk kanë nevojë për një lidhje ose strategji për t’u treguar.
Egli: Në fillim e prita pak keq, por nëse ishte për të mirën e tij, jam shumë dakord. Ka qenë i vetmi njeri që më ka dhënë një gjendje qetësie dhe mezi pres të të takoj jashtë. Të dua shumë.
Redoni: Sytë nuk gënjejnë dhe mezi pres t’i shoh të tutë.
Egli: Të dua.
revista.one/