Reja rrëzohet sërish në Pragë, Kombëtarja kthehet kokëulur
June 8, 2021Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja është rrëzuar përsëri gjatë mbrëmjes së djeshme në ndeshjen që Shqipëria u përballë Republikës Çeke.
E njëjta situatë ndodhi edhe në takimin me Uellsin.
Mbrëmë një prej lojtarëve të Çekisë e shtyu lehtë Rejën, i cili përfundoi i shtrirë dhe pati tension në fushë nga stafi i Shqipërisë dhe lojtarët.
Ndërkaq, Kombëtarja shqiptare mposhtet në miqësoren e dytë të qershorit. Republika Çeke fitoi 3-1 përballë Shqipërisë në ndeshjen e luajtur në Pragë. Një sfidë që mund të kishte pasur histori tjetër, me ekipin kombëtar shqiptar që duhej të kishte shfrytëzuar rastet e veta. revista.one/