Renis Gjoka zbulon projektin e tij pas ferme: Kam 17 vjet që e kam krijuar…

Renis Gjoka zbulon projektin e tij pas ferme: Kam 17 vjet që e kam krijuar…

June 12, 2024 0

Këngëtari Renis Gjoka në një bisedë me Dijonisin foli për projektet e tij që e presin pas ferme.

Finalisti tregoi se në fushën e muzikës  ka “surpriza” për publikun që e ka mbështetur në karrierën e tij.

Renisi na zbuloi pak nga melodia e këngës që do dali së shpejti. Ai tha se ka vite që e ka krijuar, por e kishte lënë pezull dhe mesa duket tani ka ardhur moment që t’a përfundojë.

“Ky është krijimi im. Kam nja 17 vjet që e kam bërë. E kam lënë pezull si këngë, duhet t’a përfundoj. Kështu fillon melodia”, thotë Renis Gjoka.

Kujtojmë se mbrëmjen e sotme publiku do të jetë para ekranit të Vizion Plus, për të zbuluar kush do të jetë fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP”.

revista.one/