Reperi i famshëm shqiptar në SHBA bën rrëfimin prekës: Muzika më shpëtoi jetën…
March 20, 2022Reperi i njohur i cili jeton dhe vepron prej shumë vitesh në ShBA, Gashi ka bërë një rrëfim për jetën e tij në një postim të fundit në Instagram.
Përmes një video ai në disa minuta ka treguar se është shqiptar, i lindur në Afrikë dhe jeta e tij si emigrant nuk ka qenë gjithmonë e thjeshtë.
“Unë linda në Afrikë. E di se çfarë do të thotë? Jam emigrant. Jam shqiptar dhe pjesën më të madhe të jetës kam qenë i pastrehë. Fakti që ti më njeh tani tregon se nëse unë vijoj rrugën time, ti kurrë nuk do ta dish se ku mund të shkoi. Muzika më shpëtoi jetën”, ka thënë Gashi në video.
Ndërsa në përshkrimin që i bëri postimit, Labinot Gashi (emri i plotë) tha se merret me muzikës që nga viti 2009, deri tani ka publikuar tre albumi, teksa dy të tjerë të t’i publikoi këtë vit.
Ai shkruan se ende nuk mendon se i ka arritur majat dhe se ende beson që do të bëhet një nga artistët më të mëdhenj ndonjëherë.
“Unë jam marrë me muzikë që nga viti 2009… Kam publikuar 3 albume…. Do të sjellë edhe 2 të tjera këtë vit… Unë ende ndjej se nuk e kam arritur ende majën… Ende zgjohem duke besuar se do të jem një nga artistët më të mëdhenj ndonjëherë… dhe do ta bëj”, ka shkruar Gashi.
Kujtojmë që reperi i famshëm ka arritur të depërtojë suksesshëm në tregun e muzikës ndërkombëtare, teksa po vazhdon të punojë për projekte të reja. revista.one/