Rike interviston Stresin, këngëtari i kërkon falje Egla Cenos

Rike interviston Stresin, këngëtari i kërkon falje Egla Cenos

June 17, 2024 0

Rike Roçi ka intervistuar mbrëmë për Top Arena, Stresin, teksa së bashku po ndiqnin ndeshjen Angli-Serbi.

Stresi e ka nisur këtë intervistë më një koment për Europianin. “Në radhë të parë i uroj Kombëtares sonë forcë të vazhdojnë përpara. Përpos Shqipërisë, unë jam me holandezët”, tha ai.

Pyetjes me ‘spec’ të Erjola Doçit nëse është i emocionuar nga Rikja në këtë intervistë, ai tha: Nuk e shoh me atë sy, sepse jemi miq prej vitesh.

I pyetur se çfarë mendimi ka për fituesen e Big Brother Vip 3, Egla Ceno, Stresi u shpreh: E ka luajtur atë format ashtu siç duhet, unë e kam paragjykuar pak në fillim, por e ndryshova gjatë rrugës. E ka luajtur mirë, ua ka nxirë jetën edhe e fitoi.

revista.one/