Rike Roçi dhe Erjola Doçi producente, Meritoni flet për rolin në filmin ADN pas shfaqjes në kinema

Rike Roçi dhe Erjola Doçi producente, Meritoni flet për rolin në filmin ADN pas shfaqjes në kinema

October 18, 2025 0

Premiera e filmit shqiptar “ADN” mblodhi figura të njohura të artit dhe politikës e mbi të gjitha ish-banorë të Big Brother-it. Filmi u vlerësua për mesazhin e tij të fortë mbi familjen dhe vlerat e vërteta.

Premiera e filmit më të ri shqiptar “ADN” nuk kishte asgjë më pak se ngjarje të ngjashme në kryeqendrat e kinematografisë botërore! Yjet e produksionit shkëlqyen në tapetin e kuq.

Ngjarja kulturore bëri bashkë figura të artit, politikës, medias, biznesit dhe jetës publike. Erjola Doçi dhe Rike Roçi ishin producentet e filmit.

Regjisori Lindar Kaja u shpreh se ““ADN” lindi nga dëshira dhe pasioni i producentëve për të sjellë një histori të ndërtuar mbi ndjenja të forta dhe realitete të prekshme”.

Filmi përcolli një mesazh të rëndësishëm siç është lidhja me gjakun, familjen. “Sido që të vijë jeta, familja është gjithmonë aty. ADN – lidhjet e gjakut nuk humbasin kurrë.”

Rike Roçi, një nga producentët dhe aktoret kryesore të filmit, rrëfen për personazhin e saj, Danën, ndërsa tregon edhe për skenën më të vështirë.

Nga ana tjetër, aktorja dhe producentja Erjola Doçi vlerëson forcën e mesazhit që përcjell “ADN”.

Në rolin e prindërve së bashku me bashkëshortin Romir Zalla, aktorja Suela Bako shpjegon emocionin e fortë që mbart historia. Ndërsa aktori Jul Deda e sheh “ADN”-në si një pasqyrë të realitetit shqiptar.

Por ajo ç’ka u vu re është Meriton Mjekiqi, i cili duket se ka shkuar në premierë, vetëm per ti bërë qokën Rikes dhe Erjolës, dhe ka thënë një fjali të shkurtër, ku falenderon dhe i kërkon falje Erjolës e Rikes pasi e quan veten dembelin e kastit. Ai ka qenë aktor në film, por nuk ka publikuar asgjë në faqen e tij të Instagramit, për ti bërë sadopak promo filmit. Nuk dihet ende nëse ka një hatërmbetje të Meritonit apo shkak janë angazhimet.

Në premierën e filmit të ri shqiptar “ADN”, Meriton Mjekiqi ka folur për herë të parë për takimin e tij me Rike Roçin pas një kohe të gjatë pa kontakte.

Në një intervistë për Prive by Liberta Spahiu, Meritoni tregoi se takimi mes tyre kishte ardhur papritur.

“Pas një kohe që nuk kishim pasur kontakt, u takuam dhe folëm prapë,” u shpreh ndër tjerash Meritoni. Pas kësaj deklarate, Rike Roçi reagoi menjëherë në një Instastory, për t’iu përgjigjur Meritonit me humor: Pse Genjen?

I pyetur për filmin, Meritoni u shpreh:

“Erdhi ftesa, fillimisht s’desha ta pranoja, por më pas e pranova”.

Përveç kësaj, Meriton Mjekiqi foli edhe për skenën e puthjes me Erjola Docin në filmin ADN, që ka ngjallur shumë reagime në publik. Ai u shpreh se gjithçka ishte pjesë e rolit dhe pjesë e natyrshme e skenarit të filmit

revista.one/