Rike rrëfen historinë e jetës: Babai e solli partneren e tij në shtëpi
March 24, 2024Gjatë ditës së sotme, Rike dhe Roza kanë zhvilluar një bisedë me njëra-tjetrën ku Rike ka folur për historinë e jetës së saj.
Ajo ka treguar se kur familja e saj është bashkuar me babain në Itali, ky i fundit kishte bërë një jetë të dytë atje. Dhe si pasojë kjo gjë solli shumë zënka mes babait dhe mamit të Rikes e cila ka shpjeguar se ka parë skena të tilla në familje që kanë ‘shkaktuar’ këtë sjellje ‘agresive’ që Rike ka shpeshherë në shtëpi.
Ajo ka treguar gjithashtu se babai i saj e ka sjellë partneren e tij të re në shtëpi, e cila është munduar të zinte vendin e nënës së Rikes dhe i ka nxirë jetën këtyre të fundit teksa nëna e Rikes ka qenë duke luftuar me jetën.
“Kur pas shumë vitesh ne u bashkuam ai kishte bërë një jetë të re në Itali po ne nuk e dinim ai kishte shumë vite vetëm. Prandaj u preka shumë dje se me erdhën në mend skenat.
Kishte një partnere tjetër nuk kishte bërë fëmijë por ajo na e ka nxirë jetën mua dhe mamit ishte shumë e keqe vinte te shkolla ime donte të na afronte mua dhe motrën pastaj kur mami bëri aksident përfundoj në koma babi i qëndroi afër po pastaj e zëvendësoi mamin me ketë gruan na e solli në shtëpi mami ishte në spital.
Babi në Shqipëri humbi jetën nuk kam një fotografi ku jemi të gjithë bashkë nuk e kemi nuk dua ta gjykoj babin se edhe si është sjell me ne e kam pasur pik të dobët kur erdhi në Shqipëri u bë i sëmurë ka ndërruar jetë në krahët e mi.
E di Sanatoriumin e Tiranës përballë ka disa dhoma me qera që të shikoja nga dritarja e reanimacionit se isha në merak se ishte me xhama dhe e shikonim sado keq u soll me ne prap i qëndruam afër.”-tha Rikja.
revista.one/