Rikthim në Tiranë: Scorpions vijnë pas 24 vitesh

Rikthim në Tiranë: Scorpions vijnë pas 24 vitesh

July 10, 2025 0

Legjendat e rock-ut Scorpions janë gati të shkruajnë një kapitull të ri të historisë muzikore në Tiranë këtë shtator, si pjesë e turit të tyre botëror “Coming Home”, që shënon një rrugëtim të jashtëzakonshëm 60-vjeçar në skenat më të mëdha të botës.

Por për Shqipërinë, ky koncert është shumë më tepër se një ndalesë e radhës në një tur. Është një kujtesë pas 24 vitesh.

Në vitin 2001, kur Scorpions performuan për herë të parë në Tiranë, në stadiumin “Selman Stërmasi”, Shqipëria po kërkonte rrugën e saj pas një dekade të trazuar. Ishte një vend që kërkonte shpresë dhe horizonte të reja. Atë natë, kur mijëra shqiptarë bashkuan zërat për të kënduar “Wind of Change”, ajo këngë u bë një himn jo vetëm për dashamirësit e rock-ut, por për një komb që ëndërronte të gjente vendin e tij në botë.

Kur Scorpions të rikthehen në Tiranë më 14 Shtator, ata do të gjejnë një qytet të gatshëm të festojë me këngë që i kanë qëndruar mbi kohën: “Wind of Change”, “Still Loving You”, “Rock You Like a Hurricane” dhe “Send Me an Angel”.

📍 Sheshi Skënderbej, Tiranë
🗓️ 14 Shtator 2025
⏰ Hapja e dyerve: ora 17:00 | Koncerti nis: ora 21:00
🎟️ Biletat në shitje për publikun nga e hëna, ora 10:00 në www.vivere.al

revista.one/