Risia e programit/ A do bëhen bashkë Bashkimi e Alvisa në mbyllje të ‘Përputhen’?
May 8, 2022Ndjekësit besnikë të emisionit do të kenë mundësi që për herë të parë të jenë pjesë e studios dhe t’i bëjnë të preferuarve të tyre ndër sezone pyetjet që kanë.
Kaq nga njoftimi ka mjaftuar që ndjekësit të (mezi) presin një takim të Bashkimit dhe Alvisës i cili do të ishte i pari pas ndarjes.
Por, kjo nuk do të ndodhë.
I pyetur nga ndjekësit, Bashkimi së fundmi ka precizuar se do të jenë në puntata të ndryshme, për të shmangur takimin.
Momenti epik i çiftit që u nda rrufeshëm bashkë pas afro një muaji krah njëri-tjetrit nuk do të ndodhë, përveç nëse shkëmbehen në korridoret e Top-it dhe kamerat do jenë aty për të filmuar çdo moment të mundshëm.
Siç është bërë e ditur, “Përputhen” po shkon drejt fundit të një tjetër sezoni. Këtë herë, pak më shpejt se sezoni paraprak.
Rrjedhat në program janë në javët e tyre përfundimtare ku është bërë e ditur mes tjerash kjo risi.