Rita Ora interpreton një cover të Kate Bush, por merr reagime negative për ndryshimet, ja ç’mendon bashkëshorti Taika

Rita Ora interpreton një cover të Kate Bush, por merr reagime negative për ndryshimet, ja ç’mendon bashkëshorti Taika

September 15, 2022 0

Këngëtarja Rita Ora bëri një interpretim për të mos u harruar të ‘Running Up That Hill’ të Kate Bush si pjesë e një koncerti të fundit në Brazil. Ajo vendosi të mos i përmbahej melodisë origjinale të Kate Bush-it, por provoi diçka të re, duke vënë në lëvizje melodinë klasike të viteve ’80.

Një klip i performancës u shpërnda më pas në llogarinë zyrtare në Twitter të gazetës braziliane BCharts, me videon që sigurisht ndezi shumë komente në internet negative në rrjet. Këto reagime vijnë nga nostalgjikët e muzikës së viteve ’80 që nuk arrijnë të pranojnë stilin unik të Rita Orës. Këngëtarja shqiptare nuk mund të interpretonte në të njëjtin stil si Kate Bush, por e bëri me stilin e vet artistik.

Po bashkëshorti i saj çdo të thoshte në këtë rast?

Duke folur për filmin e tij të ri, ku ai është regjisor, Taika u pyet: “A mund të bëjnë ‘Love and Thunder’ për ‘Guns & Roses’ atë që ‘Stranger Things’ bëri për Kate Bush?”.

Nëse nuk e dini, ‘Thor: Love and Thunder’, filmi i drejtuar nga Taika , përmban muzikë nga grupi legjendar, ‘Guns & Roses’.

Në përgjigjen e tij Taika tha: “Do të thuash se si e shkatërruan Kate Bush ? Unë e dua atë serial, por si dikush mund të ndiejë vërtetë muzikën e Kate Bush … jam shumë i mërzitur! Unë jam bërë një nga ato njerëzit e vjetër që thonë: “Këta fëmijë nuk e kanë dëgjuar kurrë Kate Bush , ata kanë dëgjuar një këngë në një shfaqje televizive! Ata nuk e njohin Kate Bush! Unë e njoh Kate Bush!’”

Kujtojmë se këngëtarja dhe kantautorja angleze 63-vjeçare u ngjit në krye të top-listave javët e fundit, falë vendosjes së hitit të saj të vitit 1985 “Running Up That Hill (A Deal With God)” në një skenë kyçe nga sezoni i katërt i serialit ‘Stranger Things’, duke thyer të gjitha rekordet.

revista.one/