Rita Ora stërvitet në fitnes nën ritmet e këngës së Dua Lipës
August 18, 2021Rita Ora ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një video nga një prej seancave të përditshme të saj në fitnes, ku shihej bashkë me miqtë e saj dhe trajnerin personal duke bërë ushtrimet e zakonshme.
Ajo çfarë ra në sy në videon e rishpërndarë nga këngëtarja, është se në sfond dëgjohej një këngë e kënduar nga një tjetër këngëtare e famshme shqiptare.
Bëhet fjalë për këngën “One Kiss” të Dua Lipës, e cila mund të dëgjohej në sfond gjatë kohës që Rita po ekzekutonte ushtrimet për vithe.
Rita dhe Dua flitet se nuk kanë ndonjë raport të afërt me njëra-tjetrën dhe janë munduar gjithmonë të shmangin sukseset e njëra-tjetrës, duke mos uruar për arritjet apo edhe duke mos u ndjekur fare në rrjetet sociale.
Megjithatë, duket se muzika e ndërsjellë nuk iu pengon dy vajzave me origjinë të njëjtë – madje përkundrazi duket se u pëlqen aq shumë sa nuk hezitojnë të publikojnë edhe video në rrjetet sociale nën ritmet e këngëve të njëra-tjetrës.
revista.one/