Rizarta e Big Brother zbulon vlerën marramendëse që kërkon për një…

Rizarta e Big Brother zbulon vlerën marramendëse që kërkon për një…

June 28, 2025 0

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Rizarta Hoxha, ka dhënë një intervistë për “Pushime On Top” me Eni Shehun. Influencuesja ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj personale, por pa përmendur emra.

Rizarta ka zbuluar se ka refuzuar personazhe të njohur të ekranit dhe i fundit ka qenë një futbollist.

E pyetur nëse është i martuar, ajo u përgjigj ‘nuk ua them’.

Pjesë nga intervista:

A është bërë ndonjëherë ndonjë djalë i famshëm prej teje? Ke menduar që ‘ky më do vetëm prej Instagram-it, prej famës’?

Jo, shumë pak veta më kanë dashur. Ata që më kanë dashur, më kanë dashur para se të kisha këtë famën.

Cili është testi yt për të kuptuar që një djalë të meriton?

Varet se si sillet me mua në publik, kjo është shumë e rëndësishme. Se të gjithë sillen shumë mirë kur janë vetëm me ty, por pastaj në publik kuptohet gjithka.

A ke refuzuar dikë VIP?

Po, shumë herë, jo vetëm një herë.

Kush ka qenë i fundit?

Një futbollist, nuk ua them emrin

Pse, e ke sekret?

Po, mund t’i prishim punë atij

Është i martuar?

Nuk ua them.

Moderatori i njohur, Eni Shehu, e ka ‘ngacmuar’ ish-banoren e “Big Brother VIP 4” në lidhje me çmimet që ajo merr me bashkëpunimet që bën.

Pjesë nga intervista:

A të kanë akuzuar që fryn çmimet?

Jo, madje më kanë thënë që i kam çmimet me këmbë në tokë, ose madje ca metra poshtë tokës.

Që është?

Është modeste, përshtatet me brand-et e ndryshme, nuk ua tregoj.

Më thuaj një minimum dhe një maksimum?

Një minimum 500 euro dhe për maksimumin nuk kemi limite, sa të duan, sa më shumë aq më mirë.

revista.one/