Robert Aliaj: Kristi është i lirë, mund të ketë një lidhje, por dashuron një tjetër…
February 28, 2023Pas zhurmës së krijuar nga romanca e krijuar mes Kristit dhe Kejsit brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, ka ardhur dhe reagimi i Robert Aliajt.
Teksa ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, ai u shpreh se të rinjtë duhet të jenë të lirë të dashurojnë dhe të kenë eksperiencat e tyre.
Disa ditë më parë erdhi dhe reagimi i Zazës, vajza e cila përflotej se ishte e dashura që Kristi kishte lënë jashtë, ku publikoi dhe mesahet e fundit mes tyre të cilat tregonin se ishin bërë pak çaste para se ai të futej në “BBVIP”.
Roberti tha se djali i tij ka qenë i izoluar nga produksioni në datën 24 dhjetor, dhe telefoni i tij ka qenë i sekuestruar dy ditë para, duke lënë të kuptohet se djali i tij dhe ish- partnerja nuk kanë pasur asnjë bisedë atë ditë me njëri-tjetrin.
“Unë nuk kam thënë që Kristi ka një lidhje. Unë nuk e di ç’bën Kristi jashtë. Janë të rinj që nuk kanë asnjë lloj angazhimi. Janë dy të rinj krejt të lirë që kanë eksperiencat e tyre. E zbulova nga të tjerët. Nuk e njoh fare vajzën në fjalë. Nuk shoh asgjë të keqe deri këtu. Nuk është morale t’i bëjmë biografinë. Edhe Keisi ka historitë e saj. Unë nuk do vij në panelin tuaj me mendimin e lloj-lloj njeriu. Në rrjetet social po ndodh një tmerr. Është e palejueshme.
Sa i përket mesazheve, në datë 24 telefoni i Kristit ka qenë i sekuestruar, dy ditë më parë madje. Mua ma ka bërë të qartë produksioni këtë. Kristi e quajti vetë lidhjen e tij problematike. Ai është i kursyer për jetën personale. Një djalë i lirë është i lirë, ta hajë dreqi. Është një gënjeshtër e madhe nëse them e di. Ai jeton në shtet tjetër. I dha fund bashkëjetesës që ka pasur më parë me një vajzë edhe pse ka qenë shumë i lumtur. Për arsyet e tija, por me gjithë respektin. Një çun i ri mund të ketë një lidhje me një femër, por të dashurohet me një tjetër”- u shpreh Roberti.
revista.one/