Robert Aliaj thumbon Sabianin: Keisi u dhunua nga i ati i saj në BBV

Robert Aliaj thumbon Sabianin: Keisi u dhunua nga i ati i saj në BBV

March 24, 2023 0

Robert Aliaj ishte i ftuar sot në Wake Up, ku është ndalur dhe ka komentuar hyrjen e Sabianit në “Big Brother VIP” dhe ndërhyrjen e tij mes Keisit dhe Kristit.

Sipas tij kjo gjë ishte e paprecedentë duke ‘dhunuar’ te bijën me prezencën e tij në të njëjtin ambient në reality-shoën.

“Është e paprecedent ajo që ndodhi aty. Kejsit iu dhunua nga i ati zgjedhja e saj. Cilado nga vajzat aty do të dëshironte ta jetonte atë moment të rëndësishëm në prani të prindit të vetë të dhunshëm, sepse ai u fut me deklarata të forta por më pas u zbut dhe u bë si një ëngjëll”. – tha Aliaj.

Kujtojmë se në fillim Sabiani ishte kundra lidhjes së vajzës së tij Keisit me Kristin por pas hyrjes gjërat ndryshuan dhe këngëtari krijoi një raport të mirë me partnerin e vajzës së tij. Madje pas daljes ish-banori veçoi dhe momentin më të bukur për të i cili ishte përqafimi që i dha Kristit para se të largohej.

 “Kujtimi më i bukur është kur përqafova Kristin tani në fund sepse e përqafova vërtet me dashuri.”– u shpreh ai.

revista.one/