Roela shtatzënë, Vedati i propozon live për martesë në emision
June 2, 2025Roela dhe Vedati, çifti që u njoh dhe u dashurua në “Për’puthen” kanë zbuluar se së shpejti do bëhen prindër për herë të parë.
Ish-konkurrentët e emisionit të dashurisë ishin dje të ftuar në ‘Vajzë apo Djalë’ me Sara Gjordenin, ku dhanë lajmin e bukur për fansat e tyre. Por jo vetëm kaq pasi zbuluan nëse do të bëhen prindër të një vajze apo djali.
Të rrethuar nga atmosfera magjike dhe dekorimet “boy or girl?”, Roela dhe Vedati shfaqën emocionet e tyre në pritje të përgjigjes së madhe.
Në një moment të ngarkuar me emocione, u bë e ditur gjinia e foshnjës që ata po presin, një lajm që ngjalli entuziazëm jo vetëm te prindërit e ardhshëm, por edhe te publiku dhe ndjekësit në rrjetet sociale.
Roela është në pritje të ëmbël të një vajze, e ajo u emocionua shumë sa nuk i mbajti dot lotët.


revista.one/