Romancë në Big Brother, Sara Kolami i shpreh Drilonit se e pëlqen më shumë se Edin
November 21, 2024Përdoruesit e TikTok-ut patën mundësi të ndjekin një diskutim live mes dy yjeve të Big Brother VIP Kosova. Sara Kolami dhe Drilon Rama i bënin pyetje njëri-tjetrit në kuadër të një sfide nga Vëllai i Madh.
Boksieri i njohur madje pasoi me një pyetje pikante për të, që të zgjidhte mes tij apo Edit.
”Me ty kam ca gjëra të përbashkëta. Kurse personin tjetër që ti përmende (Edi), unë nuk është se e njoh dhe nuk besoj që kam aq shumë gjëra të përbashkëta”, u shpreh aktorja.
Pas insistimit të Drilonit, bazuar në gjithë këtë vlerësim, përfundimisht banorja e shtëpisë më të famshme në vend, Sara, pati një përgjigje konkrete. Ajo ia pranoi Drilonit, se është ai që i pëlqen më shumë se sa Eduart Kuqi.
revista.one/