Romeo dhe Rikja fitojnë më shumë ndjekës gjatë javës në Big Brother VIP
January 27, 2024“Top Albania Radio”, ka bërë këtë javë një përmbledhje, duke treguar sesi kanë ndryshuar shifrat e ndjekësve, por edhe duke na zbuluar se cilët janë banorët që kanë fituar më shumë ndjekës në rrjetet sociale. Surpriza e kësaj jave është se të gjithë personazhet VIP janë me një rritje mjaft të konsiderueshme të numrit të ndjekësve në “Instagram”. Egla Ceno ka shtuar 1.2K ndjekës nga java e kaluar.
Kujtojmë se që në natën e parë të spektaklit, Egla e nisi me një debat të fortë me Jul Dedën e duket se ende nuk janë ulur gjakrat. Edhe në spektaklin e kaluar, dy kolegët, kanë vijuar me terma të ashpra ndër njëri-tjetrit. Nga ana tjetër, ky i fundit ka shtuar sërish 2K ndjekës që nga java e kaluar.
Nga 436K, tani numëron 438K. duket se në debatin e fundit me Eglën, të shumtë ishin ata që mbajtën krahun anën e Julit. Një fakt i tillë u përkthye edhe me ndjekës në rrjetet sociale, duke rritur kështu ndjeshëm faqen e tij personale në Instagram. Shumë e komentuar në rrjet është dhe Ilnisa Agolli. Që nga java e kaluar, gazetarja ka shtuar 2.2K në numrin e ndjekësve. Ilnisa që kur ka hyrë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ka qenë mjaft e afërt me një tjetër banor, Meriton Mjekiqin. Ditët e fundit, mes dyshes duket se po lind një lidhje sentimentale.
Gazetarja dhe moderator Kosovar, kanë qenë shumë afër njëritjetrit dhe nuk e kanë mohuar pëlqimin e ndërsjelltë. Madje dyshja, ka nisur edhe me pozat e nxehta, duke u përqafuar, apo duke fjetur bashkë. Megjithatë, deri më tani, puthja ende nuk ka ardhur. Ky i fundit ka fituar 3 mijë ndjekës. situate sentimentale që po krijohet brenda në shtëpi, ka reflektuar edhe në profilin e Meriton.
Si një banor që jo gjithmonë i pëlqen të jetë në qendër të debateve, Meritoni po fiton ndjekës tashmë me flirtin që ka me Ilnisën. Roza Lati ka qenë po ashtu protagoniste e shumë debateve, kryesisht me astrologen Meri Shehu. Roza ka shtuar 2 mijë ndjekës këtë javë. Roza ka qenë padyshim një faktor në këtë lojë, ku përplasjet me banorët e tjerë, ka zgjedhur t’i çojë deri në fund. Shpesh e cilësuar si provokative, Roza ia ka dalë që të rrisë numrin e ndjekësve në rrjetet sociale.
Një tjetër emër që ka shtuar ndjekës është edhe astrologia, Meri. E cilësuar si një ndër banorët më të përfolur, Meri duket se po mbështetet edhe në rrjetet sociale. Këtë javë, ajo ka shtuar 1.1K dhe tani numëron 13.4K. Shpesh për shkak të natyrës së saj e herë për shkak të tipit pa komplekse, Meri ia ka dalë që të shndërrohet në një personazh në këtë vit të “Big Brother”. Në ndryshim nga java e kaluar, kur kishte fituar 2.3K, këtë javë Vesa Smolica ka fituar vetëm 100 ndjekës.
Deri më tani, Vesa ka preferuar që të qëndrojë disi më në heshtje, duke mos u fokusuar tek përplasjet me banorët e tjerë, duke bërë kështu një lojë më të paqtë. Lojë kjo që duket se nuk është pëlqyer nga publiku, duke ulur ndjeshëm numrin e kërkesave të reja në rrjetet e saj sociale. Rike Roçi nga ana tjetër ka fituar plot 3 mijë ndjekës dhe tani numëron 123K. Shpesh Rikja është vendosur në qendër të vëmendjes, për debatet e forta që ka pasur.
Ndonëse një nga femrat më seksi në këtë edicion, Rikja ende nuk është parë pranë një mashkulli, duke fokusuar kështu të gjithë vëmendjen e saj te loja dhe jo tek lidhja sentimentale. Duket se kjo zgjedhje e saj deri më tani, është pëlqyer nga publiku.
Romeo Veshaj duket se mban vendin e parë këtë javë me plot 6 mijë ndjekës më shumë dhe tani ka 295K. Aktori i humorit gëzon një popullaritet të madh dhe duket se mbështetja për të nuk ka munguar edhe tanimë që është pjesë e lojës së “Big Brother”. I ekuilibruar në lojë dhe i kursyer në debate, Romeo me gjasa ka gati strategjinë e tij për këtë lojë.
revista.one/