Romeo nuk pranon rolin në shfaqje pa Heidin, Lisi: Qëllimi tyre është që ne të ulim kokën

Romeo nuk pranon rolin në shfaqje pa Heidin, Lisi: Qëllimi tyre është që ne të ulim kokën

February 12, 2024 0

Pasditen e sotme, produksioni solli në shtëpi një zarf të bardhë ku Egla, Ilnisa dhe Juli do të zhvillojnë një shfaqje teatrale brenda ambienteve të shtëpisë. Secili prej tyre duhej të zgjidhte banorë të tjerë për të ndarë rolet.

Për tragjedinë ‘Romeo dhe Zhuliet’ u zgjodh Romeo, por në rolin e Zhulietës u ngritën dyshime mes Heidit dhe Artës.

Në shtëpi u krijuan momente tensioni nga Romeo i cili donte që krah tij të ishte Heidi. Më pas çifti doli në oborr bashkë me Lisin, ku Heidi nisi të përlotej.

Pasi Romeo nuk pranoi të luajë rolin pa atë ajo nisi të përlotej në oborr dhe Romeo u mundua që ta qetësojë. 

Heidi: Nuk po qaj. 

Romeo: Të kam zemër moj. 

Heidi: Është thjesht nerv.

Pak minuta më parë në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ ka mbërritur një zarf i bardhë, ku ‘Vëllai i Madh’ ka caktuar një mision për 3 nga banorët, Julin, Ilnisën dhe Eglën. Në shtëpi do të zhvillohet një shfaqje teatrale që do të përgatitet nga tre banorët në bashkëpunim me të tjerë.

Dikush ka propozuar që në një skenë të shfaqjes të luajë Romeo dhe Arta, por aktori nuk ka pranuar nëse në vend të saj nuk do të jetë Heidi. Kjo e fundit në një bisedë me Romeon në dhomën e gjumit tha se e ka parë si tendencioze këtë propozim ndërsa shtoi se ndihet e lodhur nga këto provokime.

Pas nominimit të tre banorëve, Hedi, Romeo dhe Lisi, situata brenda shtëpisë ka qenë disi e ngarkuar. Më shumë kjo për Romeon, i cili nuk arrin të përballojë dot daljen e njërit prej miqve të tij më të mirë qoftë Lisi apo Heidi.

Pasditen e sotme i ulur në dhomën e gjumit, Romeo është shfaqur i përlotur.

Ka qenë Lisi ai i cili është munduar ta qetësojë duke i thënë se shpresa e vetme e tyre është bileta e kthimit, por diçka e tillë pritet të ndodhte dhe ata nuk duhet të ulin kokën pasi këtë duan që të shikojnë dhe banorët e tjerë.

‘Mos u ndiko fare. Zemra ime, kjo do ndodhte. Pra po arrihet qëllimi që ne të mërzitemi, të ulim kokën, o lali ka mbaruar punë kjo gjë tani.’- tha Lisi.

revista.one/