Romeo Veshaj lë pas karrierën në ekran dhe largohet me Heidi Baçin në Itali
June 22, 2024Aktori Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi u njohën dhe u dashuruan me njëri-tjetrin në “BBV”, ndërsa e vazhduan lidhjen e tyre edhe pas daljes nga shtëpia. Së fundmi çifti kanë nisur pushimet së bashku jashtë vendit. Fillimisht Heidi dhe Romeo kaluan kohë të mirë së bashku në Barcelonë, ndërsa tashmë dyshja kanë zgjedhur që të vizitojnë Italinë, shteti që ish-banorja e “BBV” lindi dhe u rrit. Çifti së fundmi kanë ndarë me ndjekësit një foto nga Milano, ndërsa treguan se po kalojnë një kohë të bukur me njëri-tjetrin.
“Është shndërruar në italian”, – shkruan Heidi krahas videos së saj me Romeon. Duket se në këto ditë në Itali, Romeo ka pasur mundësi që të takohet edhe me familjen e Heidit, duke formalizuar kështu historinë e tyre të dashurisë. Kujtojmë që kur ishin pjesë e lojës, Romeo fliste shpesh për takimin që do të kishte me familjen e partneres së tij. Në natën finale të spektaklit, babai i Heidit erdhi në shtëpinë e “Big Brother” dhe shprehu hapur mbështetjen e tij për lidhjen e të bijës.
Dhe duket se në këto ditë të nxehta vere, Romeo ka vendosur që të afrohet më shumë me familjen e partneres së tij. Deri më tani, në rrjetet sociale çifti ka zgjedhur që të mos publikojë foto nga ky takim, duke zgjedhur që ta shijojnë këtë histori në privatësi të plotë. Nga ana tjetër, ajo që ka munguar është edhe fotoja e Heidit me prindërit e Romeos.
Çifti Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi nuk kanë rrëmbyer vetëm vëmendjen e mediave shqiptare, por edhe atyre italiane, vendi në të cilin kjo e fundit prej vitesh ka jetuar dhe punuar së bashku me familjen e saj. Këto të fundit kanë komentuar lidhjen e çiftit dhe eksperiencën e Heidit në shtëpinë e “BBV”.
revista.one/