Ronela Hajati caktohet nga Eurovision me një detyrë “të frikshme” për këngëtaren
January 26, 2022Ronela Hajati ka njoftuar se është nisur për në Londër, për të përpunuar kështu këngën e për të sjellë një version akoma më të përditësuar.
Ndërkohë, një nga lajmet që duket se ka “frikësuar” këngëtaren e “Sekreti” ka qenë fakti se do të jetë pikërisht vendi ynë, i cili do të hapë natën e gjysmëfinales.
Ronela e ka postuar renditjen rastësore të shortit në llogarinë e saj të “Instagram” ku shihet qartë se Shqipëria është në vendin e parë.
Mbi foto ajo ka shkruar “Okej, tani kam frikë.”
Rikujtojmë se kjo eksperiencë për këngëtaren ka qenë shumë e veçantë dhe kryesisht fitoren ia ka dedikuar të atit, si personi që e ka mbështetur dhe frymëzuar më së shumti.
Edhe pse ka patur shumë reagime dhe komente negative lidhur me fitoren e “Sekreti” në “Festivalin e Këngës” në “RTSH”, Hajati i është përgjigjur se ka punuar shumë për këngën dhe shprehet se urrejtja nga artistët ndaj një vajze që ka punuar gjithë jetën për artistë të tjerë është e neveritshme dhe diabolike. revista.one/