Ronela Hajati nxjerr fotot duke marrë serum, ja gjendja e këngëtares
September 6, 2025Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka ngritur shqetësim te fansat e saj pas postimit të fundit në rrjete sociale.
Ajo ka publikuar një foto ku shihet me serum në dorë, duke treguar se është duke marrë trajtim mjekësor.
Në mbishkrimin e fotos, Ronela shkruan: “Gjithë pesha e këtij viti duhet të shërohet”, duke lënë të kuptohet se po kalon një periudhë të vështirë, si në aspektin fizik ashtu edhe atë emocional.
Megjithëse nuk ka zbuluar detaje rreth gjendjes së saj shëndetësore. Megjithatë sonte këngëtarja ka paralajmëruar se do të jetë në një koncert. Dhe është shprehur se “Nata e së shtunës i përket vetë Mbretëreshës. Bëhuni gati për një mbrëmje plot me zjarr, muzikë dhe magji”.
revista.one/