Ronela Hajati tenton sërish skenën e “Eurovision”, tani për një shtet tjetër
February 21, 2023Këngëtarja Ronela Hajati mund të prekë sërish këtë vit skenën e Eurovisionit por jo për të përfaqësuar Shqipërinë.
Ronela po konkurron në festivalin ‘Una Voce per San Marino’, ku do të përzgjidhet dhe kënga përfaqësuese e San Marinos në Eurovision 2023.
Artistja do të ngjitet në skenën e festivalit me këngën e saj në 23 shkurt. Në listën e publikuar shihet se Ronela është konkurrentja e vetme nga Shqipëria pasi shumica prej tyre janë nga Italia.
Kujtojmë se Ronela përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision vitin që kaloi me këngën e saj ‘Sekret’ ku shkaktoi shumë polemika në rrjet. Dhe pse dhuroi një performancë të fuqishme, artistja nuk arriti të kalonte në finale, por fitoi zemrat e publikut anë e mbanë.
revista.one/