Roza Lati e uron me një puthje Jul Dedën për rolin në “Fiks Fare”
September 7, 2024Teksa Roza Lati ishte e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë” tregoi bisedën e fundit që kishte bërë me Julian Dedën, ku e ka uruar për rolin e tij si moderator në “Fiks Fare” së bashku me Xhemi Shehun.
Mesa duket pas përfundimit të emisionit, dyshja janë takuar me njëri-tjetrin pasi menjëherë kanë publikuar një video në “Instastory”.
Juli dëgjohet të thotë ‘shihe t’ju tregoj një rob që nuk flas’ dhe më pas shfaqet moderatorja e njohur. Pasi treguan që flasin së bashku, por nuk e tregojnë gjithmonë në rrjetet sociale, aktori i njohur i thotë Rozës se i ka bërë pis bluzën me make-up.
Duke qeshur, ish-banorja e “Big Brother VIP3” i bën thirrje bashkëshortes së ish-finalistit të BBV3 se e ka bërë ajo teksa e ka përqafuar.
Pjesë nga biseda:
Juli: Shihe t’ju tregoj një rob që nuk flas. Nuk flasim me Rozën
Roza: Jeta ime
Juli: O Rozë thuaj i çik a flasim a nuk flasim
Roza: Ne jo flasim, po jo muhabete, të tërë i kemi sharë edhe i kemi lavdëruar
Juli: A e morët vesh?
Roza: Ndihemi kështu, sikur jemi dy majmunë që po më kontrollon për morrat në kokë
Juli: Tani thuaj që më ke uruar veç për Fiks Fare
Roza: Të kam uruar veç, më është bërë zemra mal. Fiks Fare me Jul Dedën dhe Xhemi Shehun, nuk e di domethënë
Juli: Sa herë që flasin nuk kemi pse e nxjerrim… Shih si ma ke bërë bluzën
Roza: T’a marrë vesh gruaja, unë e përqafova
Juli: Grua, Roza m’a ka bërë
Roza Lati ishte sot e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, ku foli pak për jetën e saj private por edhe për projektet e saj. Moderatorja e njohur u shpreh se ‘nuk do të heqë dorë nga televizioni’ dhe nga ‘të bërit show’.
Ndërkohë nuk la pa përmendur edhe rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”. Ish-banorja u shpreh se nuk është penduar për asgjë dhe nëse do rihynte do bënte të njëjtat gjëra.
“Po njëlloj do sillesha. Do flisja me kamerat, do lyeja buzët e kuqe, do bëja humor, do merrja me pozitivitet. Te pjesa e provokimeve mbase duhej të kisha vazhduar pak më shumë për hir të show-t, por duke parë që kishte banorë që kishin një feedback shumë agresiv, thashë kam 11 vjet që punoj në televizion, nuk hyra këtu të prish imazhin, edhe ruajta imazhin, u tërhoqa. Nuk doja që të dokumentohesha në internet duke lënë nam. Mendova të bëja një ‘Big Brother të huaj’, mendova të bëja një ‘Grande Fratello’. Personazhet publikë në ‘Grande Fratello’ futeshin dhe më shumë tregonin për jetën prej mishi, prej ndjenjave që ka, si çdo njeri tjetër. Le të hapim zemrën, je të japim mesazhe dhe gjitha gratë e vajzat le të frymëzohen nga mua, nga historitë e mia”, tha ajo.
Ndërsa duke folur për ish-banorët, Roza përmendi fillimisht Françeska Muratin dhe Fation Kuqarin. Gjithashtu ajo tha dy fjalë edhe për Erjola Doçin dhe Rike Roçin.
“Unë sapo kam postuar se isha me Françeskën mbrëmë, kam një marrëdhënie fantastike, më pëlqen shumë, e dua fort atë vajzë. Edhe Fationin e kam shumë afër. Françeska dhe Fationi janë miqtë e mi që unë po mbaj relata edhe jashtë Big-ut. Pastaj Erjolën e dua shumë, Riken. I dua shumë gocat”, tha Lati.
Teksa e pyetën për marrëdhënien me Julian Dedën, Roza zbuloi se e ka telefonuar aktorin e njohur për t’a uruar për pjesëmarrjen e tij në “Fiks Fare”. Moderatorja shtoi se ka patur gjithmonë konsideratë për Julin dhe në “Big Brother” e ka ‘sulmuar’ pasi e dinte si lojtar të fortë dhe ajo vetë donte të pozicionohej si lojtare e fortë.
“Me Julin fola në telefon përpara disa ditësh që e urova për pjesëmarrjen e tij në “Fiks Fare”. Sa më pëlqeu si zgjedhje. Jul Deda dhe Xhemi, o zemër do kënaqem. Julin e kam dashur që pa hyrë në “Big Brother”, e kam vlerësuar shumë si artist. Brenda kur kemi patur përplasjet tona, kur e ngacmoja, e dija se ishte lojtar i fortë dhe doja të pozicionohesha edhe vetë si lojtare e fortë, duke e njohur temperamentin e tij, prapë se prapë me gjysmë zemre se thellë-thellë e respektoj shumë, e dua fort Jul Dedën, kam shumë konsideratë për të”, përfundoi Roza Lati.