Rozana, finalistja e parë e BBV, vendos Eglin përballë Laertit

Rozana, finalistja e parë e BBV, vendos Eglin përballë Laertit

April 6, 2025 0

Publiku ka vendosur që finalistja e parë e BBV të jetë Rozana.

Rozana ishte në një televotim ‘kokë më kokë’ me Gertën, ku vetme njëra prej tyre mund të shkonte në finalen e Big Brother Albania VIP 4.

Ndërkohë banorët e tjerë do duhet të luftojnë për një vend në finale.

Finalja e madhe e BBV do të jetë më 19 prill.

Rozanës iu dha mundësia nga ‘Vëllai i Madh’, të zgjidhte emrat e dy banorëve që do të përballen me njëri-tjetrin për t’u bërë finalisti/ja e dytë.

Ajo zgjodhi Eglin dhe Laertin.

Emri i parë është i Eglit, për dinamikën që ka sjellë në shtëpi, raportin me Gjestin. Sigurisht nuk do mungonte emri i Eglit në këtë përzgjedhje.

Emri i dytë nuk është Gjesti, nuk do e bëj kurërë. Për mendimin tim Gjesti është finalist, që nuk do vendosja kundër Eglit. Emri i dytë është Laerti.

Këta janë emrat që unë kam dëshirë ti shoh në përballje për finalistin e dytë”, u shpreh Rozana.

revista.one/