Rrëfimi i Kiarës: Para se të takoja Luizin në Big Brother, isha shumë keq, nuk doja të dilja në…
June 29, 2025Kiara Tito, ka qenë së fundmi në një lidhje telefonike me emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel. Ajo ka zbuluar një moment të vështirë në jetën e saj në momentin që ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 2”.
Ish-banorja ka folur edhe në lidhje me bashkëshortin e saj, Luiz Ejlli, për të cilin u shpreh se ‘është një bashkëshort që e bën për të qeshur dhe është prezent gjatë gjithë kohës’.
Pjesë nga intervista:
Jeta jonë është e drejtuar më shumë nga fati apo vullneti jonë?
Unë personalisht mendoj se jeta është kombinim i të dyjave, që do të thotë ne nuk zgjedhim ku të lindim, se kë njerëz takojmë gjatë jetës, situatat e ndryshme që ne përballemi. Por kemi në dorë si do reagojmë ndaj gjërave që na ndodhin. E pikërisht këtu fshihet vullneti i lirë.
Unë kam patur moment që jeta më ka shtyrë në një drejtim që unë se kisha menduar, por me zgjedhet që kam bërë, kam mundur të krijoj një realitet ndryshe. Flas këtu për një situatë familjare, pjesëmarrja në “Big Brother” për shembull. Në rast se unë nuk do kisha marrë pjesë në “Big Brother”, sot jeta ime nuk do të kishte marrë këtë rrjedhë dhe nuk do kisha Lunën.
Pra ishte fati që ti dhe Luizi krijuat një familje kaq të bukur? Apo ishte edhe këmbëngulja e Luizit pak?
Jo, është mënyra se si ne zgjedhim ti ndryshojmë gjërat që na ndodhin, mënyra se si ne përballemi me fatin tonë. Mund të jetë fati deri diku, por nuk është fati që vendos rrjedhën e jetës sonë. Jemi ne që e kemi në dorë.
Kiara, ti mund t’a kishe njohur Luizin edhe jashtë “Big Brother”, mund të ndodhte që të kishe prapë Lunën edhe nëse nuk do ishe pjesë e “Big Brother”
Nuk e besoj se do e kisha takuar, se nuk do kisha dalë më në televizor fare, nuk do kisha dalë më në rrugë. Isha në një periudhë shumë të vështirë.
Në momentin që hyre në “Big Brother” ishe në një periudhë të vështirë?
Po, isha në një periudhë shumë të vështirë dhe nuk e dija se çfarë doja nga jeta. O do merrja një hap që do ndryshonte gjithçka ose pastaj do të mbyllesha në shtëpi. Ishte periudhë shumë e stresuar.
Sa i përket marrëdhënies tënde me Luizin, kështu e kishe menduar marrëdhënien tënde me një bashkëshort? E kishe menduar se do kishe një partner të tillë, siç është Luizi?
Patjetër, në dëshirat e mija ka qenë një bashkëshort që më bën për të qeshur, një bashkëshort që di të trajtojë bashkëshorten e tij, që është prezent gjatë gjithë kohës, të ndihmon edhe me fëmijët. E kam tërhequr një gjë të tillë, që do vinte një moment që do njihja dikë që do më bënte të lumtur.
Pas ardhjes së Lunës në jetë, që është patjetër bekimi më i madh i një vajze dhe familjes. Çfarë mendon se të pret nga këto tërheqjet e tua? Një projekt, një… hapi tjetër?
Për momentin dua këtë qetësinë që kam, pastaj punët vinë me radhë.
revista.one/