Rrëfimi i Pecorelit në RAI: Kam gjetur thesarin me 250 kg flori, pranë ishullit të Montekristos, më dërgoi prifti nga Shqipëria

Rrëfimi i Pecorelit në RAI: Kam gjetur thesarin me 250 kg flori, pranë ishullit të Montekristos, më dërgoi prifti nga Shqipëria

September 23, 2021 0

Davide Pecorelli pretendohej se kishte vdekur 8 muaj më parë në Shqipëri, pasi makina që mori me qira, u gjet e djegur. Por, disa ditë më parë, biznesmeni u rishfaq në detin Tirren, shumë pranë ishullit Montecristo.

“Gjeta thesarin e San Mamiliano, ato janë tre arka me 250 kilogramë monedha ari të pastër prej pesë gramësh secila.” tregoi Pecoreli, duke shtuar se “gjysmën do ta ndante me priftin që i tregoi vendet e zbulimit”. Kjo është bomba e fundit nga Davide Pecorelli, sipërmarrësi i cili u konsiderua i vdekur për tetë muaj dhe më pas u shfaq përsëri në një anije që po mbytej në ishullin Montecristo. Kufiri midis fantazisë, romanit dhe së vërtetës jo vetëm që hollohet, por ndonjëherë zhduket. Gjithashtu, ai kishte thënë se kishte kaluar tetë muaj tek në një bashkësi fetare, ndërsa disa fotografi dhe dëshmi thonë se të paktën gjatë verës ai ishte në Vlorë duke planifikuar ndeshje futbolli dhe udhëtime në Greqi, duke folur për ndeshje sportive dhe duke u paraqitur si shkrimtar që synon të rishkruajë një roman të frymëzuar nga Konti i Monte Kristos i Dumas.

Por dje u shkrua një kapitull i ri: i intervistuar nga Lucilla Nasucci e La vita live (Rai 1) ai tha se kishte gjetur dy nga tre arka në Cala Corfù dhe Fortezza, disa ditë para se të përpiqej të zbriste për të marrl të tretën, në Cala Maestra, ku u kap në bordin e gomones. Një gjë është e sigurt: ai kishte me vete sëpata të mprehta, çanta me vegla dhe harta. Floririn, tha ai, e lash atje: shumë të rënda për t’u transportuar në garazhin me qira që kisha marrë. “Por unë kam fotot dhe i kam dërguar në Prokurorinë e Perugias”. Por prokurori mohon detajet. Rrëfimi vazhdon: “Ishte kreu i komunitetit fetar që më tregoi vendet, shkova atje dhe i gjeta”, tha Pecorelli. Figura e priftit bëhet qendrore.

“Unë kisha vendosur të bëja vetëvrasje”, tha përsëri Pecorelli, “pastaj shkova të rrëfehem te një prift që më bindi që të mos e bëja dhe të simuloja vdekjen time”. Ai është bashkëpunëtori që e ndihmoi atë të digjte makinën Skoda Fabia dhe i siguroi kockat. Ai nuk dëshiron të përmendë emrin e priftit në Shqipëri. “Unë kurrë nuk do ta bëj, ai është personi që më shpëtoi jetën”. Ai përsëriti se kishte qenë në komunitetin Medjugorje për tetë muaj, nga të cilët “katër ishin dramatike, gjithmonë duke qarë”. Shumë keq që kur flet për thesarin zëri i regjistruar mezi e mban të qeshurën. Një detaj tjetër: karta e identitetit (në emër të Giuseppe Mundo) i përkiste një debitori të vjetër, nëse do të ishte peng. Në realitet ka vetëm kredi për tu paguar. Dje Pecorelli përsëriti se ai ka sigurim, por për 30 vjet. Dhe se qëllimi nuk ishte të shtirej si i vdekur për të marrë paratë e sigurimit të jetës. Partnerja e tij nuk e ka filluar kurrë procedurën e supozuar të vdekjes. Thesari? Mund të jetë një kthesë për të dalë me stil nga plani i dështuar. Hetimet vazhdojnë në Peruxhia dhe në Tiranë.

Kujtojmë se Pecorelli, makina që ai mori me qira në aeroportin e Tiranës, një Skoda Fabia, u gjet në flakë natën midis 7 dhe 8 janarit rreth 30 km nga Puka. Brenda mjetit të shkrumbuar u gjetën objektet e tij personale dhe disa eshtra, ekzaminimi i të cilave nuk kishte prodhuar rezultate të rëndësishme.

revista.one/