Greta flet pas daljes nga BBV: Selin nuk ndjen asgjë për…ka bërë lojë
March 16, 2026Greta Kazazi ishte ditën e sotme e ftuar në studion e “Fan Club”, ku komentoi eliminimin e saj nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”.
Sapo mori fjalën, ish-banorja i kërkoi falje familjes së Juela Nikollit për komentin e bërë në spektaklin e mbrëmjes së djeshme, ku për pasojë ndërpreu garën.
Në të njëjtën koha ajo tha se edhe familja e saj është ndjerë e ofenduar për fjalët që janë thënë drejt saj.
“Familja ime edhe e Selin janë shumë të lumtur dhe krenarë për mua. Kanë qenë suportues, por edhe ata janë ndjerë të ofenduar.
Unë i marr përsipër të gjitha fjalët që kam thënë dhe i kërkoj falje familjes së Juelës, por edhe mua më janë thënë të njëjtat gjëra, por me kamuflime. Familja ime ka qenë e mërzitur për fjalët që më janë thënë”, tha Greta.
iIh-banorja foli edhe për raportin që ka pasur Armir Shahini me Selin Bollat, ku u shpreh kunata nuk ndjen asgjë për banorin, por që këtë gjë e ka bërë për lojë.
Greta është shprehur se ai i afronte të gjitha vajzat e shtëpisë dhe se ai ka një lloj tërheqje ndaj tyre.
“Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për lojë dhe shumë mirë e ka bërë, edhe i kanë ardhur rrethanat që është futur në një vorbull nga e cila s’ka dalë dot. Miri ka një tendencë që t’u afrohet femrave të shtëpisë, ka një tërheqje dhe ka disa persona që nuk janë të plotësuar në jetë. Të gjitha gjestet edhe veprimet aty sillen”, tha ish-banorja e “Big Brother VIP 5”.

revista.one/


